Polica e Tiranës ka bërë namin në rrugët hyresë të Tiranës gjatë monitorimti me dragger të shoferëve që lëvizin me shpejtësi.
“Në të gjitha rrugët të Tiranës.Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l. 3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’ të policisë.
“Vijojne kontrollet pergjate fundjaves nga Policia Rrugore e Tiranes per rritjen e parametrave te sigurise rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra. Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 – 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtësisë deri ne dy fish mbi limitet. E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte.
Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h.Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/