Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha rrëfehet për Zërin e Amerikës: Ja si e kam njohur presidentin George H. W. Bush

02/12/2018
Berisha rrëfehet për Zërin e Amerikës: Ja si e kam njohur presidentin George H. W. Bush
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka rrëfyer në një intervistë për Zërin e Amerikës, se si e ka njohur ai ish-presidentin e SHBA-ve  George H W Bush, i cili u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare një ditë më parë.

Gjatë intervistës, Berisha ka treguar se presidenti Bush ka parur një shpirt të madh dhe fisnik, dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mbarë popullin shqiptar. Ndërsa ka rrëfyer edhe bisedën që ka bërë me presidentin Busha, në takimin e parë në dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu ish-kryeministri tregoi se çfarë ka mësuar prej një njeriu të madh si ish-presidenti Bush.

‘Për mua lajmi i ndarjes nga jeta të presidentit Bush ishte një lajm i hidhur. Presidenti Bush ka qenë politikani me të cilin unë kam patur marrëdhëniet më miqësore gjatë gjithë karrierës time politike, që nga dy muajt e parë të qenies time president deri para pak muajsh kam ruajtur një komunikim të vazhdueshëm me të, kam patur privilegjin e veçantë të gëzoj miqësinë e tij. Takimi i parë me presidentin Busha, përshtypja më e madhe ishte thjeshtësia me të cilën më priti. Bush i përkiste fisnikërisë më të lartë i kohës, por nga ana tjetër ishte njeriu më tokësor që mund të takoje në SHBA. Ftesa në dhomën ovale ishte një moment historik për mua, por gjithçka u bë shumë e thjeshtë. Presidenti Bush foli për Kosovën, mori një atlas dhe u ulëm folëm për Kosovën. Më pyeti çfarë mendon, unë i thashë që plani i Millosheviçit ishte spastrimi etnik, dhe ndarja e Kosovës, në atë kohë plani i tij ishte pak më i madh se këta Millosheviçët e rinj. Unë kam patur shumë takime pas kësaj pritjeje. Presidenti ishte mjaft i keqardhur kur mësoi atë se çfarë kishin hequr shqiptarët gjatë diktaturës. Interesi dhe mbështetja e tij politike kishte një rendësi shumë të madhe. Presidenti Bush ka vendosur themelet e reja të marrëdhënieve mes dy vendeve, ka patur një marrëdhënie shumë intensive mes dy vendeve. U krijuan bazat e një bashkëpunimi shumë të mriz edhe në marrëdhëniet e sigurisë, nuk duhet të harrojmë se dronët e parë u vendosën në Gjadër. Para se të vinte në Vlorë presidenti erdhi në Tiranë, ai ka ardhur dy herë në Shqipëri. Në të dy herët k ardhur në mbështetje të demokracisë. Në vizitën e tij në Tiranë unë i kam akorduar medaljen e Lirisë, pastaj më ftoi në Teksas shkova në shtëpinë e tij, e ftova të vijë sërish, erdhi në Vlorë bashkë me familjen e tij.  Këtu dominon një mendësi fundamentaliste, të gjitha qëndrimet e sotme bëjnë gjithçka që të nxijnë të djeshmen, këtë e trashëgon sot edhe kjo mazhorancë me Edi Ramën. Nuk ndërtohet duke mohuar, duhet të flasësh me vepra.

Tags: sali berishaxhorxh bush

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.