Ka përfunduar ndeshja midis Barcelonës dhe Villarrealit, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit spanjoll.
Katalanasit e drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde arritën të kalonin në avantazh që në pjesën e parë të lojës me Gerard Pique, i cili shënoi një gol të bukur me kokë pas një krosimi të Osman Dembele.
Barcelona vazhdon me dominimin edhe në pjesën e dytë dhe arritën që të shikonin veten në epërsinë e dy golave vetëm në minutën e 87-të, ku i riu Karels Alena shënon pas një asisti të Lionel Messit.
Kështu Barcelona merr përkohësisht vendin e parë dhe është në pritje të ndeshjes midis Alaves dhe Sevilla, e cila po luhet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/