Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria zvarrit procedurat, kompania koreanojugore detyrohet të largohet nga Shqipëria

01/12/2018
Qeveria zvarrit procedurat, kompania koreanojugore detyrohet të largohet  nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga kompanitë më të mëdha në industrinë automotive, koreanojugorja Yura Corporation, me eksporte që në vitin 2017 arritën 3.15 miliardë dollarë, ktheu një vit më parë sytë nga Shqipëria me një plan për të hapur një fabrikë.

Sot, më shumë se një vit më pas, kompania shprehet pesimiste dhe nuk jep garanci nëse do të hapë apo jo fabrikën e saj për shkak se procedurat kanë mbetur në vend prej 5 muajsh.

Përfaqësuesi i saj për Shqipërinë, Lucas Nam, në një intervistë për “Monitor”, shprehet se problem sot mbeten procedurat, sidomos të lidhura me tokën.

Atyre iu është ofruar një terren në Fier, një ish-fabrikë shtetërore, por nuk është finalizuar ende asgjë. Kompania ka aplikuar për të përfituar nga kontrata 1 euro dhe parashikon të investojë 6.5 milionë euro duke punësuar 516 persona.

A mund të bëjmë një profil biznesi të Yura Corporation si kompani, pra aktiviteti i saj, vendet ku ka zgjerimin?

Yura Corporation është prodhues i pajisjeve kabllore dhe produkteve të tjera të ngjashme për makinat. Prej të paktën gjysmë shekulli fokusi i aktivitetit është ky, por edhe mbështetja teknologjike dhe ekspertiza në makinat e gjelbra dhe të ardhmen e tyre. Ne synojmë që të jemi një partner i besueshëm për rritjen dhe të mundësojmë udhëheqjen në dinamikën e industrisë automotive me ndryshime teknologjike.

Aktualisht Yura ka një fokus të veçantë tek angazhimi i burimeve në kërkime inovatore dhe zhvillimin e teknologjive që mundësojnë gatishmërinë për ndryshimet e së ardhmes dhe shpërndarjen e teknologjisë më të re për partnerët tanë. Në Europë dhe Afrikë, kompania ka një prani në të paktën 7 vende si Sllovaki, Çeki, Poloni, Serbi, Shqipëri, Marok dhe Tunizi me të paktën 13 mijë punonjës në total.

Cilat janë planet e Yura për Shqipërinë si pjesë e zgjerimit të saj. Mund të kemi ndonjë detaj për vlerën e investimit dhe numrin e punonjësve?

Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. Ne presim që të hapim një fabrikë në Fier lidhur me prodhimin e pajisjeve kabllore. Investimi në fazën e parë është parashikuar që të jetë 6.5 milionë euro dhe të ketë të punësuar 516 punonjës.

Aktualisht nuk kemi nisur dhe nuk jemi të vendosur për të investuar në Shqipëri, për shkak të disa problemeve. Prej ditës që kam shprehur interes për tokën pronë shtetërore është bërë më shumë se një vit. Nëse kjo do të dështojë, ne do të tërhiqemi nga plani ynë i biznesit. Ndaj nuk mund të themi që projekti është në zbatim. Vetëm negociatat fillestare më shumë se një vit, saktësisht nga shtatori 2017.

Si e shihni klimën e biznesit në Shqipëri meqë jeni një investitor i ri potencial në vendin tonë?

Aktualisht është shumë e vështirë për shkak të disa proceseve për të marrë tokë apo terrenin e nevojshëm për investimin. Ky terren është gati i braktisur, një fabrikë që zotërohet nga shteti. Por m’u desh aq shumë kohë që ta merrja këtë tokë. Aktualisht plani ynë i biznesit ka ngecur, për shkak të këtij procesi që përmenda më sipër dhe u bënë 5 muaj me këtë situatë.

Cilat janë disa nga avantazhet që ka Shqipëria në këndvështrimin tuaj dhe që mund të sjellin këtu investitorët?

Shqipëria aktualisht ka kosto të ulët dhe stabilitet në përmirësim në përgjithësi. Edhe kjo mund të jetë një zgjidhje për zhvillimin e logjistikës dhe një zinxhir ditor furnizimi për biznesin automotiv europian.

Cilat janë disa nga çështjet që mendoni se duhet të shihen më me kujdes, në mënyrë që gjithçka të bëhet më e thjeshtë për investitorët që duan të investojnë këtu?

Është e vështirë për të hapur një biznes, për shkak të shumë procedurave të vështira administrative dhe rregullative. Për më tepër, një politikë jo e mirëpërgatitur për Investimet e Huaja Direkte, ua vështirëson situatën investitorëve të huaj që të vijnë në Shqipëri në krahasim me atë që gjen në vende të tjera./Monitor

Tags: KompanikoreaneproceduraSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.