Kush është xhelati që torturoi njerëz të pafajshëm në burgun e Qafë...

Kush është xhelati që torturoi njerëz të pafajshëm në burgun e Qafë Barit…

957
0
Shares

Ish-drejtori i burgut famëkeq të Qafë Barit Edmond Caja i akuzuar për tortura dhe vrasje jeton prej vitesh në Gjermani.

Së fundi ai ka akuzuar një ish-të përndjekur politike për prishje imazhi pse i ka përmendur të kaluaren e errët të tij.

Padia e ish-kreut të burgjeve të diktaturës ndaj Fatmira Dines, bijë e familjes së persekutuar ashpër nga regjimi komunist. Dëshmia e ish-policit Urim Gjata dhe dy dëshmi të tjera për revoltën në burgun famëkeq të diktaturës, atje ku xhelati komandant burgu, lau me gjak të burgosurish, koridoret e oborret e atij kampi.

“Në mes të kampit i lidhur qëndronte Anastas Dhami nga Pogradeci. Edmond Caja së bashku me Ludovik Calin, me pinca i shkulin mustaqet. Thirrjet dhe dhimbjet e Anastasit mbuloheshin nga të qeshurat dhe jargët e kriminelëve me uniformë. Thoma Jergolatit i thyen këmbën. Ludovik Cali dhe krimineli Edmond Caja filluan të qëllojnë me çizmat e meshinit me thumba hekuri, mbi viktimat gjysëm të vdekur të shtrirë në sheshin e kampit”.

Kishin kaluar pak ditë nga revolta e 22 majit të vitit 1984, në burgun e Qafë Barit, kur komandant toge Edmond Caja do të shfaqej me entuziazëm e ngazëllim në ambjentet e mencës së këtij burgu. Kishte urdhëruar mbledhjen e të dënuarve në atë sallë, ku do të komunikonte një lajm shumë të rëndësishëm. Në heshtjen që kishte pllakosur mbi të burgosurit që qëndronin me kokë ulur e në pritje të shkopinjve e shkelmave mbi ta, nisi të dëgjohej zëri i frikshëm i Edmond Cajës.

Ja vendimi i gjykatës:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të të pandehurve, vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim… Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj. Pasi kisht lexuar me gjithë gëzimin monstruoz listën e vdekjes dhe burgosjes për ata fatkeqë që gjendshin aty pa bërë asnjë faj, xhelati Edmond Caja kisht lëshuar edhe ulurimën kërcëuese për të tjerët: A ka ndonjë trim tjetër që do matet me ne? Pas pak ditësh në qersho të vitit 1984, dy të rinjtë e dënuar me pushkatim, do të ekzekutoheshin përms gjymtimeve monstruoze të panjohura e të padëgjuara në gjithë përvojën monstruoze të xhelatëve e diktatorëve të regjimeve totalitare nëpër botë. E ka rrëfyer Visar Zhiti në kujimet tij për vuajtjen në burgjet komuniste. Sipas dëshmisë së tij, Sokol Sokolit e Tom ndojës, pasi u pushkatuan, ua nxorën edhe sytë për t’i përdorur gjoja për kërkim shkencor.

Karriera e përgjakur e Edmond Cajes

Për shkak të devotshmërisë së lartë për të lufuar “armiqtë e popullit” Sokol Sokoli e Tom Ndoja të pushkatuar si dhe shumë të tjerë të burgosur, komandanti i togës në burgun e Qafë Barit, Edmond Caja, do t’i besohej një detyrë më e lartë shtetërore. Pak kohë më vonë ai u emërua drejtor i burgut të Qafë Barit dhe pak kohë më pas regjimi komunist e emëroi Edmond Cajen, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë.

Në atë detyrë, Caja qëndroi deri sa u përmbys regjimi komunist të cilit i shërbeu me aq devotshmëri. Pas vitit 1992, kur ishte përmbysur diktatura, Edmond Caja shkoi në Gjermani. U largua ndoshta edhe përmes kërkesës për strehim politik në Gjermani.

Edmond Caja është prej 26 vitesh në Gjermani si qytetar gjeman. Atje jeton edhe sot, i pashqetësuar nga e shkuara kriminale, “i nderuar” si sipërmarrës e pikërisht për këtë status të ri të tij, ai ka bërë një padi pranë drejtësisë gjermane. Edmond Caja padit shtetasen Fatmira Dine, për prishje të imazhit, sepse ajo ka rrëfyer atje të vërtetën e karrierës së tij të përgjakur, gjatë kohës së diktaturës komuniste.

Fatmira Dine do të përballet së shpejti me Edmond Cajen në gjykatën gjermane. Me shumë gjasë, Edmond Caja do ta fitojë këtë gjyq sepse Fatmira Dine nuk ka shumë fakte për ti ofruar gjykatës gjermane përveç dëshmive që vijnë nga të dënuar viktima të dhunës monstruoze të Edmond Cajes.

Dëshmi për krimet e Edmond Cajes
Xhaferr Kalbaj
“Na çuan në kampin famëkeq të Qafe Barit, një ditë dhjetori të acartë e me dëborë të vitit 1986, mua bashkë me Agron e Naim Lalën, vëllezër, nga Borshi i Sarandës dhe një djalë tjetër të gjatë nga Kuçi i Vlorës, i cili quhej Fred, por shokët e tij Naimi e Agroni e thërrisnin Feto. Ishin dënuar si dhe unë për të njëjtën akuzë dhe ishin arrestuar grup bashkë.

Sapo na zbritën nga makina autoburg, na plasën brenda rrethimeve të atij kampi të llahtarshëm. Ishte një i ftohtë siç din të bëjë vetëm në malet e Tuçit të Pukës, i ftohtë i cili na hynte deri në palcë. Një skuader policësh, të cilët mbanin uniforma kapterësh të ushtrisë na u vërsul menjëherë në fyt duke na rrahur me shkopinj druri dhe duke na rënë me këpucë ushtarake në kërcinj të këmbëve. Pasi na zhveshën lakuriq në mes të acarit e dëborës gjoja për kontroll, tek ne erdhi një oficer i veshur me uniformë të policisë me qillota, çizme lëkure e me rrip kraheqafë. Ishte Komandanti i kampit Edmond Caja nga Kuçi i Vlorës, por me banim në Tiranë. Pas shpinës së tij rrinte gati për terror shefi i policisë së kampit Ludovik Cali, një malsor prej Balldrenit të Lezhës. Filloi rrahja e pamëshirëshme ndaj nesh. Më shumë rrahën Fredin sepse komandanti Edmond Caja i thoshte se na fëlliqe Kuçin e Vlorës. Ishte koha pas Revoltës së qafë Barit. Nuk kishte kaluar veçse 2 vite e 6 muaj nga pushkatimi i trimave Sokol Zefi (Sokoli) e Tom Ndoja si dhe mbytja nën tortura e ish ushtarakut të specializuar jashtë shtetit, Sandër (Sadri) Sokoli.

Visar Zhiti
Dënimi i revoltës
Ra çanga, hekur mbi kokë. Na mblodhën në mensë prapë. Ai myzeqari aty, ku e kishim lënë, i palëvizur, kështu dukej. Mos duan të përsëritim rebelimin? Prapë erdhi ai oficeri nga Jugu, zëvendës-komisari a ç’dreqin ishte, që iu rrokullis kapela me yll e iu ngatërrua nëpër këmbë si mace, si ideologjia e vet, thuaj. Policët me shenja plagësh. Gjysma kokësh të lidhura me fasha, copa krahësh të thyer. Komunikim. Zëri i komisarit donte të ngjante i fortë, i patundur dhe vetë po rrinte drejt si ato tabelat e qitjeve. Batare armësh. Diktatura e proletariatit e shtypi revoltën e armiqve… dhe… gjyqi i popullit… heshti. Uli sytë mbi letër, pa syze… Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të të pandehurve… na u mor fryma, emra, emra… vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim… Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj… po e të pushkatuarve? E Sandër Sokoli… me kokën që i varej supeve, e hodhën mbi të tjerët në makinë, kufomë, kockathyer dhe të lidhur… firmat e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Pukë, më 3.06…

Marrë nga “Ferri i çarë”, libri i Visar Zhitit në kujtim të 29-vjetorit të masakrës
Urim Gjata, ish-polic në Pukë
Me më 20 maj 1984 regjimi u trondit, te denuarit e ndergjegjies, te vdekurit per se gjalli akoma nuk kishin vdekur.Ata si nje vullkan shperthyen duke sfiduar diktaturen, dhimbjet dhe torturat cnjerezore. Ata me cdo mjet kerkonin te shembnin diktaturen,megjithe se te ndare nga bota brenda telave ata tronditen nje sistem te tere. Ai mengjez grumbulloi te gjithe bashkvuajtesit e diktatures,nuk ish i pa qellimshem.rrahja dhe tortura para syve te tyre te dy shokeve te tyre beri qe grupit te pare te vogel ti bashkohen me shpejtesi te gjithe. Thirrjeve te para ju bashkuan furishem me zerat e tyre te gjithe te denuarit. Poshtë komunizmi. Poshtë diktatura. Poshtë diktatori. Liri demokraci.Flamuri kuq e zi per here te pare valevitej ne duart e tyre pa yllin si simbol te bollshevizmit dhe diktatures. Thirrjet jemi shqiptarë, nuk e duam komunizmin, nuk e duam diktaturen nuk e duam diktatorin! Duam lirinë, duam demokracinë po mbushnin me jehonen e tyre bjeshket e malesise.

Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin Tom Ndoj, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhami, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Të cilët me zërat dhe fuqinë e tyre tmerruan kriminelët e diktaturës, qe te zverdhur si mehit nuk dinin çfarë të bënin. Ata qe i dhunonin cdo dite fluturuan mbi telat me gjemba si frikacake te ndyre qe ishin,ne largimin e turpshem te tyre nga brenda kampit, forca te shumta i mbronin nepermjet bresherise se plumbave nga jashte. I tmerruar me pistolete ne dore, komandanti i burgut Ludovik Cali, jepte urrdhëra sa majtas djathtas. E vetmja fjale e tij ishte zjarr mbi armiqte e popullit dhe te partise sapo te prekin telat.Forcat ushtarake te kampit por dhe ato te ardhura me shpejtesi nga Puka dhe Tirana me helikopter rrethuan komplet zonen, snaiperët zunë pozicionet ne te gjitha pikat kryesore,a thua kishin te benin me ndonje bande te armatosur apo me disa njerez gjysem te vdekur qe therrisnin brenda telave, liri demokraci. Ushtarake të zverdhur dhe të tmerruar me gishtin ne kembez, prisnin urdhërin për të qëlluar mbi këta njerëz brenda rrethimit çnjerëzor. Zeri i cjerre i Edmond Cajes jepte urdhër: Zjarrrrrrrrrr mbi armiqte, zjarrrrrrrrrrrrrrrrrr,dhe krismat filluan te shtohen pak e nga pak. Zjarr kunder nje turme te pa armatosur brenda telave me gjemba,zjarr ndaj disa njerezve kocke e lekure qe kerkonin lirine,zjarr kunder bash atdhetareve te tyre. Zjarr kunder atyre qe ishin lene brenda rrethimit per disa dite pa uje pa buke. Sokoli bertet i pari: Largohuni vellezer, futuni në kapanone, largohuni nga sheshi, na futën në grackë.,po na vrasin largohuni.Por tashme ishte shume vone ,sheshi i burgut kish filluar te merrte ngjyren e kuqe.Të plagosur hiqeshin zvarre. Britma nga të katër anët, “Mos, mos qëlloni vellezer,mos qelloni, jemi vëllezër mosss. Jemi shqiptarë,mos na vrisni mosssssss mossss mossss.Por kush mund te degjonte me. Ludovik Cali rremben automatikun e nje polici dhe nga taraca e oficerit te rojes, harxhon gjithe karikatorin drejt grupit te te denuarve. Nga elikopteri hapet zjarr pa pushim,nga kodra perballe gjithashtu. Pak nga pak thirrjet per ndime dhe britmat brenda rrethimit po mbuloheshun nga zhurma e armeve pa pushim. Kishte edhe nga ata police apo ushtare që kur dëgjuan thirrjet ulën armët dhe nga sytë e tyre filluan të binin lot, lote por asgje me teper nuk kishin se cfare te benin. Ndryshe do te ishin dhe ata pjese e atyre qe bertisnin per ndime brenda telave te pa mbrojtur.

Midis britmave dhe te plagosurve qe teriqeshin zvarre duke sfiduar vdekjen nje grup te denuarish si Petrit Bazelli u futën për të ndihmuar mes plumbave, për tu ardhur në ndihmë shokëve të tyre të mbetur në shesh, Anastasi, Nuja, Toma,Kosta. Minoritari Thoma Jergolati hapi lavanterinë për të strehuar shokët e plagosur.Mjeku i kampit, Serbi Drang Vujoshevi dhe ky një i dënuar politik, mundohej të mjekonte sa të mundej për të shpëtuar nga vdekja viktimat e kësaj masakre të paparë dhe dëgjuar ndonjëherë. Ato pak lule te fillim Majit brenda rretimit te kampit,qe keta njerez i uisnin cdo dite filluan te skuqen tani me gjakun e tyre.Kriminelet me uniformen e shtetit nuk pyesnin me,ndaj armiqve te partise ishte derdhur jo vetem urrejtja dhe druri por tanime dhe plumbat pa kursim. Dhe me ne fund u hapen dyert e rrethimit,i pari Ludovik Cali,shefi i Sigurimit te kampit,dhe me pas me njehere krimineli Edmond Caja filluan te qellojne me cizmat e meshinit me thumba hekuri mbi viktimat gjysem te vdekur te shtrire ne sheshin e kampit. Bastardet me uniformen e policise Kola, Prenga, Marashi, Ahmeti, Bastriu te shoqeruar nga te tjeret filluan te thyejne kockat e te denuarve. Masaker,nje masaker e pa pare.Kriminele dhe viktima, kriminele te armatosur deri ne dhembe dhe viktimat lakuriq,pa buke pa uje pa mbrojtje. Masaker kundrejt vellezerve te tyre te pa mbrojtur,masaker kunder njerezve kufoma. Zinzhiret e qenve te policise dhe telat me gjemba u vune menjehere ne pune.Gjithe te dënuarit me plage dhe pa plagë u lidhën kembe e duar me zinxhirë, ndërsa qentë e kufirin ndërsuleshim mbi trupat gjysmë të vdekur duke i copëtuar me ore te tera.Rreth e rreth malet ishin mbushur me forca ushtarake qe nuk lejonin askend te afrohej dhe shikonte cfare ndodhte. Dita e neserme do te ishte me makaber mbas asaj te pares. Te lidhur me zinxhire, te torturuar cnjerezisht, pa gjume, pa buke, pa uje zvarre pjesemarres ne shesh per te pare ate cka do i priste dhe ata. Mbas nje torture cnjerezore te denuarin Tom Noin e vendosin mbi dy trupa pishe dhe krimineli Ludovik Cali e thyen ne mes duke i sjelle nje vdekje makabre. ndersa shokun e tij heroin Nue Pishen mbas torturave e denuan me vdekje,duke e pushkatuar diten tjeter. Ne mes te kampit i lidhur Anastas Dhami nga Pogradeci provonte nje tjeter torture c´njerezore, Edmond Caja se bashku me Ludovik Calin, ne mes te sheshit me pinca i shkulin mustaqet. Thirrjet dhe dhimbjet e Anastasit mbuloheshin nga te qeshurat dhe jarget e krimineleve me uniforme. Thoma Jergolati i thyen kemben,dike e trodhen,po po te gjitha u zhvilluan ne kampin e Qafe Barit dhe ne birucat e policisë./kujto.al

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kush-eshte-xhelati-qe-torturoi-njerez-te-pafajshem-ne-burgun-e-qafe-barit-601130/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY