Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erioni ka punuar? Ish-ministri: Nuk e meriton më votën time, na ke mashtruar paq…

01/12/2018
ANALIZA/ Kullat, Erion Veliaj zgjodhi oligarkët para interesit të qytetarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri Ylli Manjani nuk është dakord me shprehjen që qarkullon për Erion Veliaj, në të cilën thuhet se Erioni ka punuar.

Manjani thotë se Veliaj nuk e meriton mbështetjen dhe votën e tij, si dhe për të gjithë ata që e votuan.

Për këtë ish-ministri ka disa arsye, duke nisur që nga premtimet e pambajtura e deri tek mashtrimet. Sipas tij, Veliaj ka patur luksin buxhetor që askush nuk e pati dot.

Reagimi i plotë

Për Erionin që ‘ka punuar’

——————
Vijoj të mendoj se Erion Veliaj nuk e meriton dot më mbështetjen dhe votën time. Llogjikshëm edhe të gjithë atyre si unë,që e votuam në 2015-ën.

Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës.

Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.

Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme.

Mashtrimi dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë janë krye-arësyet për të braktisur një të zgjedhur.

Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave.

Luksin buxhetor që pari Erioni nuk e ka pasë as vetë Edi Rama. Lulzim Basha jo e jo.

Erioni pati luksin që kostot e bashkisë t’ja faturojë 100% qeverisë dhe Edi Ramës. Është zyrtari tipik që ngjan me mizën e kalit që bërtet se po tërheq karrocën.

Bashkia e Erion Velisë u shqua për qoka mediatike, për daravitje interesash dhe përcarje ndërmjet qytetarëve, si asnjëherë tjetër më parë.

Fyrjet dhe fjalori me gjuhë urrejtje e përçarje që ky zotëri përdori tregojnë mungesë pjekurie në rastin më të mirë. Përndryshe kjo kategori politikanësh quhen rracistë!

Ndoshta Erioni mund të përgatitet të drejtojë një parti si PS, se me G99 nuk qullosi gjë. Por, këtë nuk mund të lejohet ta bëjë nga Bashkia.

Ska përse Kryeqyteti të paguajë përjetësisht kostot e kryetarëve që duan të bëhen kryeminisitra dhe kryetar partish!

Nëse vërtetë Rama ka një ide të mos e mbështesë Erionin për rikandidim (gjë që nuk e besoj) do bënte vërtet një gjë të mirë për kryeqytetin dhe për vetë mjedisin politik.

Do i bënte mirë sadopak edhe PS, por edhe vetes së vet.

Përndryshe : ja paftë hajrin!

Në çdo rast kush i jep mbështetje politike modelit Veliaj për të përdorur bashkinë për politikë, i bën dëm kryeqytetit.

E kam bindje këtë gjë dhe, as top e as parti nuk ma ndryshon dot!

Tags: erion veliajreagimiylli manjani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.