Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarëve në Berat: Burri shtyu...

Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarëve në Berat: Burri shtyu gruan, pastaj u hodh vetë

255
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 30 Vjetori në Berat.

Një çift të moshuarish janë hedhur nga ballkoni i katit të gjashë të një pallati. Zona ku ka ndodhur ngjarja quhet ndryshe dhe Pjeshkorja.

Kujtim dhe Këze Agalliu, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’.

Fatkeqësisht ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes që kanë marrë.

Burimet bëjnë me dije se ata jetonin vetëm pasi 4 fëmijët e tyre jetonin në emigracion, në Itali dhe Greqi. Herë pas here për ta kujdesej një punonjëse të cilën e paguanin.

Kujtimi, bashkëshorti, vuante nga skizofrenia, për të cilën kishte rreth 2 vite që kurohej. Sipas dëshmitarëve, ka qenë ai që ka shtyrë fillimisht bashkëshorten nga ballkoni dhe më pas është hedhur dhe vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY