Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Mua më rrihte, djalin e plaste nga muri”, drama e nënës së divorcuar me fëmijën autik

30/11/2018
“Mua më rrihte, djalin e plaste nga muri”, drama e nënës së divorcuar me fëmijën autik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni “BOOM” solli mbrëmjen e sotme dramën e një nëne të re nga Fieri, prej 5 vitesh e divorcuar.

Ajo është  vetëm 32 vjeç. U detyrua që të braktisë Fierin për të jetuar së bashku me djalin 6 vjeçar në Tiranë.

Arsyeja ështe se ish-bashkëshorti ishte i dhunshëm në familje jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj djalit të tyre i cili vuan nga autizmi.

Denoncuesja: Kam një 1 vit e 2 muaj në Tiranë. Kam 5 vjet e  divorcuar, jam divorcuar për dhunë në familje. Gjatë gjithë kohës më duhet të isha burri i shtëpisë, punoja në dy punë.Laja komplet detyrimet e shtëpisë, isha e detyruar të ushqeja dhe burrin, ti blija cigare dhe sa orë kishte dita ai shkonte në lojërat e fatit. Lekët që unë punoja për ti blerë bukë fëmijës ai mi merrte, nëse nuk ja jepja sa orë kishte dita unë haja dru dhe djali hidhej nëpër mure. E kishte çarë nga kurrizi me thonj, e kishte djegur me cigare. Kam njoftuar policinë.Kur erdhi ekspertiza që mori djalin, e ka parë gjendjen mendore të djalit shumë të rëndë, e kanë zhveshur, i kanë parë shenjat e trupit. Ata e arrestuan direkt, ka bërë dy vjet burg.

Pasi policia konstaton shenja dhune te trupi i fëmijës e arreston bashkëshortin e 32 vjeçares, i cili dënohet me 2 vite burg. E vetme dhe pa përkrahje, 32-vjeçarja me fëmijën në krah vjen në Tiranë dhe merr një shtëpi me qira.

Gjithë pagesa që merr nga KEMP-i fëmijës shkon për pagesën e qirasë, ndërsa mes lotësh ajo thotë se nuk i mbush dot barkun me bukë djalit të vogël.

Edhe pse ka mbaruar shkollen si infermiere, e ka të pamundur për të punuar për arsye se fëmija do kujdes në çdo moment.

Denoncuesja: Djalit iu lidh një KEMP prej 100 mijë lekësh të vjetra për diagnozën e autizmit. Më parë me ato paguaja qiranë, korentin shpesh e lija pa paguar, vinin këta të elektrikut dhe ma prisnin. Ujë nuk kishte.Merrja ushqime borxh, trokisja në një kishë për të marrë ndonjë çantë me makarona.

Jam infermiere me profesion, e kam ushtruar prej katër vitesh.Kam diplomë të nivelit të parë për infermiere. Dua shumë të punësohem, por akush nuk më mbështet.Kërkoj të më mbështesin. Nuk është e thënë që unë të futem patjetër infermiere. Për shkak të kushteve, jam e vetme, dua ta trajnoj këtë fëmijën në një ambient spitalor, edhe në recepsion të më fusin, ose ndihmësinfermiere. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë me çfarë të munden.

Nuk kam lavaman të laj enët, jam e detyruar ti laj në mes të shtëpisë.Ai nuk duhet të zbresë poshtë se lag këmbët. Ose lan lavatriçja rrobat, e derdh ujin se nuk ka kanalizim, e derdh në mes të shtëpisë. Djali është i detyruar që gjatë gjithë kohës të rrijë në majë të krevatit dhe bëhet shumë agresiv.

32-vjeçarja tregon se e regjistroi fëmijën në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, por për 2 muaj gjendja e djalit u përkeqësua.

Ai vinte në shtëpi i çjerrë nga fytyra dhe u mbush me parazitë.

Denoncuesja: Në fillim fare mendova se mund ta çoja në një shkollë shtetërore që edhe unë të isha e lirë të punoja dhe të kurseja.Isha e vetme dhe pa punë. E çova te shkolla “Luigj Gurakuqi”. Më thanë që ka trajtime si lokopedi dhe terapi me psikolog, por gjatë dy muajve asnjë terapi nuk ju bë dhe lokopedistja asnjë herë nuk e mori.

Përpos kësaj fëmija dy muaj rresht më ka ardhur nga fytyra i grirë sallat, më vinte i rrahur se nga fëmijët, se nga… Nuk e di, se aty janë dhe fëmijët e sëmurë.Telefonova mësuesen e djalit dhe më tha po fëmijë janë, të sëmurë janë.

Ik se kam punë dhe më ka mbyllur telefonin. Ndërsa psikologia e shkollës më tha se më vjen keq për fëmijën tënd, kushtet janë shumë të këqia, them që ta heqësh që këtu. Ajo e ka pohuar dhe në bashki.Fëmija gjithashtu kruhej nga flokët, kur i hap flokët i mbushur plot me parazitë.

E çova te berberi dhe e qetha tullë. Tani e kam në një kopësht privat.Të gjithë KEMP-in që marr e jap aty që djali të paktën të jetë mirë, ti dhurojnë dashuri dhe të ngopë barkun, të mos rrijë me bark bosh

Tags: dhuneemisioni boom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.