Ish-ministri për ‘Unazën e Re’: Ja hapat ligjorë që duhen ndjekur për...

Ish-ministri për ‘Unazën e Re’: Ja hapat ligjorë që duhen ndjekur për të ndërtuar një vepër publike

106
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani, në vijim të diskutimit për projektin e Unazës së Re, ka dhënë procedurën e saktë qnë një vepër publike të ndërtohet sipas rregullave.

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan një udhëzues në mënyrën e tij e cila mund të ndihmojë debatin publik.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Një udhëzues që mund të ndihmojë debatin publik.

———————

Ndoshta ndihmon disi debatin publik sqarimi i procesit publik që duhet ndjekur, për të ndërtuar një vepër publike e infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, vepra energjitike).

Po tentoj ti përgjigjem pyetjeve: cfarë duhet bërë që një vepër publike të ndërtohet sipas rregullave? Cila është procedura?

Pë të përcaktuar një proces të rregullt që duhet ndjekur, duhen parë në kompleks më së shumti këto ligje:

Ligji për Administrimin e Buxhetit; ligji për Prokurimet Publike;

ligji për shpronësimet;

ligjet sektoriale të infrastrukturës;

Ligji për Koncensionet

aktet nënligjore në zbatim dhe

Kodi i Procedurave Administrative.

Këto ligje në tërësinë e tyre kërkojnë nga administrata publike që për çdo vendim që marrin apo për çdo vepër infrastrukturore që ndërtojnë, të respektojnë parimet e Ligjshmërisë; përgjegjshmërisë; eficencës; transparencës e llogaridhënies.

Sipas kësaj baze ligjore që një vepër publike e infrastrukturë të ndërtohet duhet të ndiqen këto hapa:

  1. Kryerja e një studimi fizibiliteti. Në këtë fazë mblidhen të dhëna dhe renditen arësyet, idetë e alternativat përse duhet vepra publike (rrugë, ujsjellës etj). Studimi i fizibilitetit ndihmon vendimmarrjen e shtetit për të përcaktuar eshe sa prioritare është kjo vepër në raport me të tjerat.
  2. Hartimi i projektit. Bazuar në konkluzionet e studimit të fizibilitetit, por edhe nga analiza të leversisshmërisë, cilësisë dhe jetgjatësisë së vepres, hartohet projekti teknik. Administrata miraton variantin më leversisshëm dhe pas konsultimeve me komunitetin ku projekti propozohet të zbatohet.
  3. Buxhetimi. Projekti paraqitet për financim në ministrinë e Financave, e cila e shtron për miratim në komitetin e planifikimit strategjik, sipas përparsive që projekti meriton. Në vijim futet në projekt buxhetin e shtetit të viteve pasardhëse.
  4. Tenderimi për përzgjedhjen e kompanive që do bëjnë zbatimin si dhe e kompanisë supervizore. Në këtë fazë synohet të përzgjidhet jo vetëm oferta më e mirë por eshe kompania më e mirë që ka përvojë në punimet që kërkohet.
  5. Aplikimi për lejet e nevojshme. Leje ndërtimi (zhvillimi infrastrukture), leje mjedisi e disa leje të tjera specifike sipas natyrës së projektit.
  6. Paralelisht me aplikimin për leje nisin edhe procedurat e shpronësimit pasi të jetë bërë publik projekti zyrtar i miratuar, me kostot përkatëse.
  7. Pas lejeve dhe shpronësimeve fillon zbatimi i kontratës për realizimin e veprës.

Këto janë hapat që ndërmerren. Për këto hapa, pavarësisht se puna bëhet nga kompani private, agjensia publike përkatëse (ARrSH psh) është përgjegjëse para ligjit për secilin prej këtyre hapave.

Administrata publike, pra qeveria është përgjegjëse sepse administron para dhe produkt publik. Produkt publik konsiderohet edhe një projekt apo studim i dhuruar, që nga çasti që ai miratohet nga Agjensia. Kjo e fundit edhe mund të mos e pranojë nëse projekti nuk është me leverdi për publikun.

Pra kushdo që do të analizojë se si e përse një vepër publike u ndërtua kështu apo ashtu, shtrenjtë apo lirë duhet të analizojë me radhë këto hapa, një e nga një.

Gjithashtu, edhe nëse vepra publike vendoset të ndërtohet dhe administrohet me koncension apo PPP, të njëjtat hapa duhen ndjekur.

Cilido që kërkon të kuptojë se çka ndodhur apo çpo ndodh te Unaza dhe jo vetëm, i sugjeroj të përdorë këtë metodologji. Pra të kërkojë informacion për secilin hap dhe pastaj të konkludojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY