Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha rikthehet tek Unaza e Re: Nga 40 mln euro investim, 30 po vidhen nga qeveria

30/11/2018
Basha rikthehet tek Unaza e Re: Nga 40 mln euro investim, 30 po vidhen nga qeveria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike u rikthye mbrëmjen e sotme në Unazën e Re, ku iu bashkua protestës së përditshme të banorëve të Astirit.

Bashkë me Bashën ishin dhe deputetë demokratë.

Ndërsa banorët kishin bllokuar qarkullimin dhe thërrisnin “Qeveri hajdute”, Basha e përforcoi këtë akuzë duke deklaruar në 40 milion euro investim në projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, rreth 30 milion janë vjedhje.

Basha: Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milion euro është fatura e vjedhjes këtu po të futet dhe përllogaritja e TVSH-së. Vjedhja e dytë që po bëhet është nxjerrja para festave të fundvitit në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve vetëm që të mbushet thesi me para i agait të Surrelit.

I pyetur nëse PD do bëjë padi mbi këto akuza, Basha tha: “Ka një padi nga banorët, heshtja e prokurorisë tregon se është një prokurori e kapur, e bërë palë me vjedhjen”.

Kreu i Partisë Demokratike tha gjithashtu se banorët po mbahen në presion vazhdimisht, por i garantoi se opozita do të jetë përkrah tyre në këtë kauzë të drejtë për ta.

Basha: Banorët ankohen vazhdimisht se njerëz me profil kriminal bredhin derë më derë që tu bëjnë presion apo për ti joshur që të lënë banesat e tyre. Por deri më sot nuk ja kanë dalë. Do të jemi në krahun e tyre ditën dhe natën, nuk do ti lëmë në këtë errësirë ku i ka lënë Edi Rama, u ka hequr dhe ndriçimin. Kanë hequr edhe pemët hajdutçe mbrëmë. Do jemi bashkë me ta në një qëndresë të drejtë njerëzore, qytetare dhe kushtetuese. Mbi të gjitha këta po mbrojnë shtëpitë e tyre.

Po cila është zgjidhja që propozon kryedemokrati?

Basha: Ka vetëm një zgjidhje, anulimi i këtij projekti korruptiv, hetimi i tij dhe çuarja para drejtësisë e atyre që kanë shkelur të gjitha ligjet e vendit dhe atyre që kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj banorëve.

Tags: Lulzim Bashaprotesta astir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.