VIDEO/Ndalimi i lëndëve plasëse, policia kontrollon dyqanet në Tiranë

VIDEO/Ndalimi i lëndëve plasëse, policia kontrollon dyqanet në Tiranë

168
0
Shares

Policia e Tiranës ka filluar me kontrolle në kryeqyte  në kuadër të masave për ndalimin e lëndëve plasëse.

Ditën e sotme, kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.

Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Kujtojmë se ditën e djeshme u arrestua një shitës i cili u kap duke tregtuar lëndë plasëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY