Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD ka katër pyetje për Afrim Qendron që duhet ti japë përgjigje

29/11/2018
‘Unaza e Re’, ARRSH jep sqarime për dëmshpërblimin e banorëve dhe menaxhimin e trafikut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro, në lidhje me ndërtimin e Unazës së re.

Në një deklaratë për mediat, selia blu thotë se deklarata e Qendros janë mashtrime.

PD-ja ka bërë edhe 4 pyetje që Qendro dhe qeveria duhet ti japin përgjigje.

Deklarata e plotë e PD-së:

Mashtrimi i sotëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e shpëton nga përgjegjësia penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre Drejtorin Afrim Qëndro dhe as shefin e tij Edi Rama.

Në përpjekje për të mashtruar shqiptarët, ARRSH provoi si të vërtetë denoncimin e PD për shkeljen e procedurave kryesore, të parashikuar nga VKM nr. 628/2015.

Drejtori i ARRSH-së, që mbahet mend si njeriu që përmbyti Tiranën me urdhër të Edi Ramës në vitin 2001, pasi të konsultohet me ligjin, duhet të përgjigjet:

• Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë studimin e fizibilitetit? ARRSH nuk mund të fshihet pas të shkuarës, sepse projekti për Unazën e Re është projekt i ri, i kërkuar në Janar 2018 nga Bashkia e Tiranës.

• Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme, përfshirë marrjen e detyrueshme të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis? Projekti është tenderuar në 10 Shtator 2018, është shpallur fituesi në 19-21 Tetor 2018, ndërkohë që aplikimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis është bërë më datë 8 nëntor 2018 dhe është marrë më 12 nëntor 2018, pasi kishte nisur zbatimi i projektit dhe pasi projekti ishte denoncuar si korruptiv dhe i paligjshëm nga opozita.

• Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për vlerësimin paraprak të kostove dhe përfitimeve, përfshirë vlerësimin mbi vlerën paraprake dhe të mundshme të shpronësimeve? Ky nuk është fondi i shpronësimeve që miratohet me VKM, për të cilin mashtron ARRSH-ja, por vlerësimi paraprak i shpronësimeve, që është i detyrueshëm të realizohet përpara miratimit të projektit.

• Pse ka kërkuar sponsorizim për projektimin  në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve? Kjo procedurë nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin e referuar për një segment tjetër të Unazës së Re.

Nevoja për të justifikuar vjedhjen dhe shkeljen e ligjit me projektin 40 milionë euro, e detyron Drejtorin e ARRSH-së t’u thotë shqiptarëve se ai po ndjek të njëjtën procedurë si 10 vjet më parë, kur ligji e detyron që të ndjekë vetëm procedurën e miratuar në 2015-ën nga qeveria e Edi Ramës!

Partia Demokratike përsërit thirrjen për prokurorinë që të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.

Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!

Tags: afrim qendroPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.