Meta thirrje në ditën e Pavarësisë: Bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës

Meta thirrje në ditën e Pavarësisë: Bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës

106
0
Shares

Ka zgjedhur Ditën e Pavarësisë, që Kreu i Shtetit Ilir Meta ti bëjë një apel politikës se duhet të bashkëpunojë për funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor.

Ilir Meta: Funksionimi i shtetit ligjor dhe institucionet e pavarura kërkon dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës.

Në pritjen shtetërore të organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti Meta tha se ende nuk është përmbushur misioni për integrimin në BE.

Ilir Meta: Populli shqiptar arriti të afirmohet si identiteti historik, kulturor dhe europian deri në ditët tona. Kohët kanë ndryshuar, por trashëgimia e vlerave identitare dhe kulturore si dhe parimeve shtetformuese që lanë pas që nga herroi ynë kombëtar Skënderbeu e deri tek Ismail Qemali dhe shumë patriotë mendje ndrritur të rilindjes kombëtare janë apeluese dhe aktuale edhe sot e kësaj dite.  Kthimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në familjen europiane është një mision ende i papërmbushur tërësisht për ne.

Të pranishëm në ceremoni ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY