Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kandidaturat për në Bankën e Shqipërisë, si qëndron e vërteta e propozimit të Bodes

28/11/2018
Emetohet kartëmonedha 10.000 lekëshe, ja kur del në qarkullim dhe cila do të jetë tematika e saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar gjithë situatën e propozimeve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku Kryeministri Edi Rama propozoi dhe emrin e Ridvan Bodes.

Sipas gazetarit, kjo është një lojë politike dhe nuk bëhet për interesa kombëtare, dhe kjo gjë duket hapur me zgjedhjen e kandidatëve.

Gazetari thotë se dy kampet politike kanë arsye për t’u mërzitur, ndërsa shprehet se propozimet e qeverisë përfaqësojnë të tjera interesa, ato politike që i shërbejnë pushtetit të zotit Rama.

REAGIMI I PLOTË

Sa herë i duhet të justifikojë vendimet të cilat shkaktojnë pakënaqësi publike, Edi Rama rend me vrap tek argumenti i interesit kombëtar. Gjatë 5 viteve në krye të qeverisë e ka bërë shpesh këtë dhe rasti më i fundit ishte lista e kandidaturave që propozoi për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vetëm se këtë herë pakënaqësia ishte në të dy kampet politike.

Një pjesë e militantëve socialistë u ndjenë të fyer kur panë aty emrin e ish ministrit demokrat të financave, Ridvan Bode, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike u ndjenë të tradhëtuar politikisht. Të dyja palët kanë arsyet e tyre.

Pas një opozite të topitur për disa vjet, Partia Demokratike ka nisur së fundmi të ashpërsojë betejën politike me qeverinë e Edi Ramës. Pjesë e strategjisë së demokratëve për të rrëzuar qeverinë është edhe braktisja e institucioneve kushtetuese, për t’ja shembur Ramës pushtetin nën këmbët e veta. Por aplikimi i zotit Bode për të hyrë në bordin e Bankës së Shqipërisë nga dera e kryeministrisë, dashur pa dashur ja prish jo pak llogaritë Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, socialistët kanë edhe më shumë arsye për të qënë të mërzitur. Në sytë e tyre, Ridvan Bode është arkitekti i dy humnerave më të mëdha ekonomike të Shqipërisë, piramidave të vitit 1997 dhe krizës ekonomike të 2013-ës. Dhe për këtë i ka bindur vetë Edi Rama për 5 vite me radhë, që nga dita e parë kur u ul në kolltukun e kryeministrit dhe nisi të akuzojë Sali Berishën dhe Ridvan Boden se kishin lënë pas tokën e djegur dhe një mal të madh me 720 milionë dollarë borxhesh të fshehura.

I gjendur përballë reaksionit të natyrshëm publik, jo vetëm tek kundërshtarët, por edhe në radhët e mbështetësve të tij, Rama rendi sërish tek interesi kombëtar për të justifikuar propozimin e Bodes duke pranuar në mëyrë të heshtur se akuzat që kishte hedhur ndaj ish ministrit kundërshtar të financave ishin thjesht pjesë e lojës politike, që në Shqipëri luhet shpesh me moral të cunguar. Fundja, në planin profesional Rivdan Bode është padyshim një nga ekonomistët më autoritarë në skenën publike dhe së dyti më propozimin e tij, Edi Rama i përçon publikut mesazhin se nuk kërkon të ketë kontroll politik mbi Bankën Qendrore. Por edhe këtë radhe, ajo e interesit kombëtar rezulton një histori shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Në listën me tre kandidaturat e qeverisë, sipër zotit Bode, është emri i Suela Popas, bashkëjetueses së deputetit të LSI, Vangjel Tavo. Një muaj më parë, zoti Tavo ishte një nga dy deputetët e vetëm të Parlamentit shqiptar, që u vunë në krye të një turme të mbushur me antishqiptarë farëprishur në Bularat, e cila nga zemra e Shqipërisë Natyrale bënte thirrje për gjak shqiptari. Edhe pse në një shoqëri të drejtë demokratike, përgjegjësia është individuale, një listë e hartuar për t’i shërbyer interesit kombëtar normalisht ka filtra shumë më të fortë se kaq.

Mjafton vetëm ky fakt për të rrëzuar argumentin e interesit kombëtar dhe për të dyshuar se propozimet e qeverisë përfaqësojnë të tjera interesa. Ato politike që i shërbejnë pushtetit të zotit Rama dhe ato më okulte që lobohen në lagjen me luksoze të Shqipërisë nga elita e fuqishme ekonomike. Kjo e fundit ka qenë gjithmonë e interesuar të ketë kontroll mbi institucionin që qeveris sistemin financiar. Veçanërisht tani që arkitektura e sistemit po pëson ndryshime të thella si pasojë e shitblerjeve të bankave dhe disa prej transaksioneve më delikate, ku kanë interesa direkt lobet e fuqishme të biznesit vendas, duhet ende të kalojnë në Këshillin Mbikqyrës.

Tags: banka e shqiperiseEdi RamaKANDIDATEPSridvan bode

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.