Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kapja e 2.5 ton kanabis, dërgohen në gjykim 9 trafikantët, mes të akuzuarëve dhe ish-nënkomisari

28/11/2018
Krimet e Rënda kërkojnë sekuestrimin e pasurive të të dënuarit për shfrytëzimi  prostitucioni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar hetimet.

Në një njoftim për mediat ajo njofton se ka dërguar për gjykim 9 personat e përfshirë në trafikun e narkotikëve. Mes të akuzuarve është dhe Festim Lelaj, i cili ka mbajtur detyrën e nënkomisarit te Fierit.

Bëhet fjalë për kapjen e  sasisë prej 2.5 ton kanabis e cila u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar tranzit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Njoftimi nga Prokuroria:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar çështjen penale nr. 12/3 të vitit 2017 në ngarkim të të pandehurve:

1. Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

2. Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

3. Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

I akuzuar për kryerjen e  veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1  të Kodit Penal;

4. Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2  dhe 334/1 të Kodit Penal;

5. Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal;

6. Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar.

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

7. Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht  1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,  me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal,  i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

8.  Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal,

9.Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim  parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar tranzit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Lënda narkotike është fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXWOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMWEROER-GJERMANI.

Me datë 04.01.2017, nga Autoritetet Italiane është bllokuar për mungesë dokumentacioni tranziti ndërkombëtar automjeti kamion tip Benz, me targa të kokës FR 91 39 C dhe targa treleri ARB 414, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.

Tags: drogegjykimprokuroriatiranetrafik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.