Veliaj njoftoi shembjen e dy shtëpive gjatë natës, banorët zbulojnë të vërtetën

Veliaj njoftoi shembjen e dy shtëpive gjatë natës, banorët zbulojnë të vërtetën

865
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se dy familje kishin lejuar shembjen e banesave të tyre pa lejë, duke e cilësuar këtë si fillim të një gjëje të mirë.

Ai pretendonte se ata kishin pranuar të zhvendoseshin në banesat sociale, duke lejuar prishjen e godinave për zgjerimin e rrugës.

Por nga ana tjetër, qëndron një tjetër version i së vërtetës.

Sipas lëvizjes ‘Mbështetje banorëve të Unazës së Re’, godinat që u shemben nga IKMT janë në zonën e Laprakës dhe jo te ‘Unaza e Re’.

Të dashur miq, ky lajm është një mashtrim se nuk ka lidhje me Unazën e Re, por me disa magazina e banesa mbrapa ‘AMC’, në zonën e Laprakës, po ky Eri kërkon panik dhe provokim për banorët e Unazës së Re”, njofton kjo faqe.

Në këto momente, ende po vazhdon situata e tensionuar mes policisë dhe banorëve të Astirit. Forcat e shumta të policisë tentuan të shoqëronin një prej banorëve, por më vonë e kanë liruar.

Shkak për përplasjen është bërë heqja e shtyllave të ndriçimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY