Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një tjetër video të kryeministrit Rama për premtimet e pa mbajtura të tij.
POSTIMI I BASHES:
Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike.
Sa u ul në karrigen e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët.
Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij.
Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrige dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë.
Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/