Rrëfehet Liri Berisha : Nuk e mendoja veten time në shtëpi, me...

Rrëfehet Liri Berisha : Nuk e mendoja veten time në shtëpi, me një filxhan kafeje në dorë

321
0
Shares

E ftuar pasditen e sotme për herë të parë në Top Channel në “Ftesë në 5” Liri Berisha ka ndarë me teleshikuesit fragmente të jetës së saj. Ajo rrëfeu ditët e para të daljes në pension si momente reflektimi se çfarë do të bënte më tej.

“Nuk e mendoja veten time në shtëpi, duke hapur dhe mbyllur sirtarët, apo me një filxhan kafeje në dorë!”- u shpreh ajo.

Znj.Berisha tregoi se themelimi i Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” janë vitet më produktive të saj. Ajo ndau me publikun vështirësitë e para në këtë projekt, të cilat lidheshin me gjetjen e donatorëve, ndërsa nuk ngurroi që sot pas 13 vitesh pune e realizimi në ndihmë të fëmijëve autik të falënderonte biznesin.

Liri Berisha rrëfen se sot del në punë 5-6 orë në ditë, ndërkohë që pjesën tjetër ajo e ka përkushtim për familjen, nipërit e mbesat, mes dashurisë për njeri-tjetrin dhe pasionit për gatimin, për të cilin tregoi se e ka të trashëguar nga nëna e saj./TCH/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY