Ironia e Shkëlzen Berishës: Trafikantët që po na lënë jashtë BE, premtojnë...

Ironia e Shkëlzen Berishës: Trafikantët që po na lënë jashtë BE, premtojnë bashkim me Kosovën

160
0
Shares

Djali i ish-kryeministrit Berisha ka komentuar deklaratat e  kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Gjatë konferencës së përbashkët, pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare në Pejë, Rama bëri dhe deklarata lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si dhe adresoi mesazhe të ashpra për Serbinë, e cila sipas tij, po pengon zhvillimin e Kosovës.

Por Shkëlzen Berisha ka reaguar duke e quajtur Ramën, penguesin e vetëm të anëtarësimit në BE.

Ai bën ironi me premtimet e Ramës për bashkim me Kosovën.

“Trafikantët që po na lënë jashtë BE, na premtojnë bashkim me Kosovën 😂😢”, shkruan Shkëlzen Berisha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY