Salianji për hetimin: Më shumë kam kallëzime sesa rrogën, do vazhdojmë të...

Salianji për hetimin: Më shumë kam kallëzime sesa rrogën, do vazhdojmë të protestojmë

121
0
Shares

Për deputetin demokrat, Ervin Salianji, një procedim penal më shumë në ngarkim të tij nuk përbën lajm.

Ervin Salianji: Kam më shumë kallëzime sesa rroga. Duhet të jenë më shumë se 20, por nuk është lajm ky. Ky është një mjet politik i turpshëm që përdor qeveria dhe mazhoranca për të barazuar shkeljet ligjore apo denoncimet që bëjmë ne të korrupsioneve miliona euro. Nga ana tjetër, policia private për fat të keq e Edi Ramës dhe çdo Ministri kukull që qarkullon për ta përdorur si mjet të luftës politike. Ne akuzohemi sot se kemi mbështetur qytetarë që protestojnë në të drejtën e tyre për të mos ju shembur banesat.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Salianji tha se kjo tentativë e mazhorancës për të tërhequr vëmendjen nga çështja nuk do bëhet pengesë për opozitën.

Gazetarja: Do vazhdoni të protestoni?

Salianji: Nuk ka diskutim fare. Ky është një mjet për të zhvendosur vëmendjen.

Deputeti demokrat riokonfirmoi paralajmërimin e shefit të opozitës Basha për publikimin e fakteve të reja që vërtetojnë mega-aferën me projektin e Unazës së Madhe.

Salianji: Deri më sot kemi qenë që projekti i asaj pjesë të Unazës të vazhdojë dhe qytetarët të dëmshpërblehen, por me faktet e reja që kanë dalë në dritë dhe do të vazhdojnë të publikohen nga PD nesër dhe në ditët në vijim, ky projekt duhet ndalur dhe duhet ndaluar se bëhet fjalë për një kompani offshore, që padiskutim mund të jetë dhe në emër të Ramës. Nuk ka një kompani pa pronësi dhe offshore që mund të marrë tendera publike në Shqipëri dhe kjo duhet ndalur me ligj. 

Projekti është bërë nga një firmë private që qeveria nuk i del dot as për zot. Nëse do kishim prokurori dhe polici që i shërben shtetit dhe qytetarëve sot do të kishim në burg Ministra dhe drejtues që kanë firmosur, ndërkohë që kemi qytetarët që protestojnë për të mbrojtur gjakun, punën dhe djersën dhjetëra vjeçare të familjes së tyre./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY