Katër persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviç, në janar të këtij viti.
Mediat serbe raportojnë se operacioni është zhvilluar nga Njësia Speciale e Kosovës në orët e para të mëngjesit.
“Nedeljko Spasojeviç, Dragisha Markovic, Marko Rosic dhe Sasa Curcic janë emrat e personave të arrestuar sot”,shkruan gazeta Ekspres në Kosovë.
Në minutat në vijim priten detaje të reja në lidhje me operacionin për arrestimin e 4 personave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/