Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: 1.9 miliard euro taksa të rritura në 5 vjet, 60 herë është ndryshuar ligji fiskal

22/11/2018
Tabaku: 1.9 miliard euro taksa të rritura në 5 vjet, 60 herë është ndryshuar ligji fiskal
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi,, në fjalën e saj, N/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, bëri të ditur se  buxheti 2019  është një pasqyrë e modelit të gabuar ekonomik të “Rilindjes”.

Sipas saj, kjo ekonomi u ka shërbyer një grushti njerëzish dhe ka futur duart thellë në xhepat e 99% të qytetarëve.

“Në 5 vjet janë bërë 60 ndryshime në ligjet fiskale, 60 herë Edi Rama ka futur duart në xhepat e biznesit dhe qytetarëve, 60 here ka ndryshuar ligjet pa ju pyetur (biznesin), duke ju gjobitur, duke ju rritur ngarkesën fiskale. Sot është fakt se, në 5 vjet, kemi 1.9 miliard euro taksa të rritura prej të cilave, 640 milion euro janë rritur taksa kombëtare dhe të qarkullimit, 650 milionë euro janë rritur akcizat dhe 450 milion euro është rritur tatim fitimi. Si rezultat sot mbyllen 50 biznese çdo ditë, ndërsa 90% e qytetarëve shpenzojnë të gjitha të ardhurat për konsumin e përditshëm”, tha zonja Tabaku.

Tabaku shtoi se megjithëse taksat janë rritur, përsëri mblidhen 27.6% e produktit kombëtar që do të thotë, është rritur informaliteti, që do të thotë 97% e bizneseve sot paguajnë më shumë, 97% e qytetarëve sot taksohen më shumë, e përsëri kjo nuk shkon në arkën e shtetit, 100 milion dollarë mungojnë vetëm këtë vit.

Ajo theksoi se ekonomia ka një rritje të jashtëzakonshme të informalitetit që bizneset e kanë denoncuar dhe kjo është pasoja e parë e taksës progresive.

Në këto 5 vjet, theksoi Tabaku, opozita ka zhvilluar në prag të diskutimit të buxhetit me gupe interesi dhe ka paraqitur në Kuvend amendamente, por mazhoranca ka refuzuar sepse ka pasur një objektiv të qartë, “Merri qytetarëve e jepu oligarkëve”, “Merri shumicës e jepi pakicës”.

“ Kemi cuar 100 amendamente ne parlament, por janë refuzuar. Sektorët që kanë rritjen më të madhe të taskave, janë taksa e qarkullimit, kemi bërë amandament për këtë dhe është flakur në Parlament. Kjo qeveri refuzon te degjoj qytetaret, opozitën e biznesin. Sot për te është shumë vonë. Ky model ekonomik ka dështuar”, tha zonja Tabaku.

Kjo qeveri ka nje filozofi, theksoi Tabaku, se si të krijojnë monopole në ato sektorë që mund të përfitojnë sa më shumë.

“Kontratat konçesionare të nënshkruara deri më sot janë 2.2 miliard euro, 14 kontrata koçesionare rrezikojnë buxhetin, ekonominë dhe konkurencën e ndershme. Ky është buxheti i fundit i kësaj mazhorance prandaj është hartuar i tillë, të marrin ça të marrin”, vuri në dukje n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku.

Tags: buxhetiekonomijorida tabaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.