Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plumba në kokë dhe gojë, kamerat e kanë fiksuar ekzekutimin e Ferracakut në Shkodër

21/11/2018
Vrasja e Ferracakut, në Shkodër zbarkojnë drejtuesit e lartë të policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Shkodrës ka në duar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Fatos Ferracakut në Shkodër, në 14 Nëntor, si dhe plagosjen e mikut të tij, Fatmir Mehaj.

Burime zyrtare të prokurorisë i thane Vizion Plus se në pamjet filmike shihet një motor i bardhë, në të cilën ndodhen dy persona, me skafandra në kokë.

Personi i ulur mbrapa, i veshur me xhup të kuq, pantallona të zeza dhe skafandër të bardhë, zbret nga motori dhe pasi i afrohet objektivit hap zjarr, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes.

Por, pavarësisht këqyrjes që një grup i posaçëm hetimor i ka bërë pamjeve filmike,  nuk është bërë ende i mundur identifikimi i vrasësve. Vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja, motori i dyshuar i përdorur në ngjarje, u gjet i djegur plotësisht në lagjen “Guerile”. Mjeti është dërguar në laborator ku po kryhet ekzaminimi teknik që mund të nxjerrë ndonjë të dhënë të vlefshme për hetimin.

Fatos Ferracaku, u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa i plagosur mbeti edhe miku i tij, Fatmir Mehaj. Pas ekzaminimit, rezultoi se Ferracaku kishte 7 plagë hyrëse dalëse në kokë, trup e në krahë. Kurse Mehaj kishte marrë dy plagë në kofshë dhe në këmbën e djathtë.

Policia shoqëroi për të marrë në pyetje 10 persona. Një prej dëshmitarëve okularë tha se pa Fatos Ferracakun te rrëzuar në tokë  dhe autorin që teksa  po largohej në drejtim të kryqëzimit të “Rusit” ka qëlluar përsëri në ajër. Nisur nga dinamika e ngjarjes, hetuesit kanë dyshime se autorët janë vrasës me pagesë. Pista që po hetohet lidhet me dyshimet se Fatos Ferracaku ka pasur dijeni për konfliktet e kushëririt të tij, Arjan Ferracaku. Ky i fundit u vra po në Shkodër, më 1 Shtator të këtij viti

Tags: fatos ferracakuvrasja ne shkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.