Deputeti i PD thirrje: Tërhiqni policinë, mos provokoni banorët

Deputeti i PD thirrje: Tërhiqni policinë, mos provokoni banorët

143
0
Shares

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën e tyre për të mbrojtur shtëpitë dhe acarimi i tyre ka degjeneruar me përleshje me policinë dhe FNSH.

Por deputeti i PD Klevis Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos përplasen me policët pasi ata po zbatojnë detyrën. Balliu i ka bërë thirrje drejtorit të Policisë së Tiranës që të tërheqë efektivët për të mos provokuar më shumë banorët.

“Asnjë prej këtyre nuk do t’iu prishë shtëpinë, po zbatojnë detyrën. I bëj thirrje drejtorit të policisë të tërheqë trupat mos të ketë provokime. Asnjë këtu se ka me Policinë e Shtetit. Ju jeni në të drejtën tuaj të mbroni shtëpitë tuaja. Por fajin nuk ua kanë këta policë”, iu tha Balliu, banorëve.

Pas bisedimeve, banorët janë tërhequr disi, ndërsa forcat e FNSH vazhdojnë të qëndrojnë kordon në pjesën fillestare të kantierit për Unazën e Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY