I mori 13 mijë euro ortakut shqiptar, pranga italianit të shpallur në...

I mori 13 mijë euro ortakut shqiptar, pranga italianit të shpallur në kërkim

115
0
Shares

Një 42-vjeçar italian është arrestuar pas urdhër arrestit të lëshuar nga Interpol Tirana.

Sipas mediave italiane, shtetasi italian është shpallur fajtor nga gjykata në Shqipëri, pasi duke përdorur dokumente të falsifikuara, i ka grabitur një shumë prej 13 mijë eurosh një kompani shqiptare të transportit, me të cilën kishte bashkëpunuar vitet e fundit.

Italiani u arrestua në Grottaglie të Tarantos, pasi ishte shpallur fajtor për vjedhje dhe mashtrim nga gjykata shqiptare.

Mediat fqinje nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij, por pritet të ekstradohet në Shqipëri, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY