Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Goditet grupi i drogës Tiranë-Vlorë, arrestohen 5 persona, kapet 50 kg kanabis ‘çokollatë’

17/11/2018
VIDEO/Goditet grupi i drogës Tiranë-Vlorë,  arrestohen 5 persona, kapet 50 kg kanabis ‘çokollatë’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka goditur një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike në Vlorë dhe Tiranë, ku ka sekuestruar rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 5 shtetas, (ata që shisnin lëndën narkotike si dhe ata që e blinin lëndën narkotike).

Në njoftimin e policisë thuhet:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:

▪ S.B, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ A.M, 47 vjeç, banues në Vlorë.

▪ M.B, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ E.T, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

▪ R. G, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.

Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Çokollatë” (hashish), dhe Cannabis Sativa. 

• 1 automjet frigoriferik tip “Renault”

• 1 autoveturë tip “Peugeot 407”

• 7 aparatë celularë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/711490939236956/

Tags: arrestdrogeGRUPIpoliciavlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.