Kosova ka shkatërruar me rezultatin 5-0 Maltën, duke hedhur një hap para drejt kalimit në fazën e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Dardanët dominuan totalisht në transfertën malteze, me Muriqin që zhbllokoi takimin pas 15 minutash lojë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Kosova shënoi edhe 4 herë të tjera. Kololli dyfishoi shifrat 20 minuta përpara fundit, ndërkohë që dopieta e Donis Avdijaj kompletoi “pokerin”. Kujtojmë që 22 vjeçari e nisi nga stoli këtë takim, ku në minutën e 71-të i zuri vendin Arbër Zenelit.
Pas 7 minutave në fushë, ai arriti të gjej rrugën e rrjetës, ndërsa dy minuta më pas shfrytëzoi në maksimum asistin e Rashicës për të realizuar dopietën personale. Pikërisht ky i fundit shënoi edhe golin e 5-të, duke plotësuar “manitën” e Kosovës në këtë përballje. Kosova udhëheq grupin me 11 pikë, ndjekur nga Azerbajxhani me 9, që nga ana e saj mposhti 2-0 Ishujt Faraoe.
Takimi i radhës për “Dardanët” është kundër Azerbajxhanit, një 90 minutësh tërësisht kreu. Gjithsesi, Kosova do të tentojë dy rezultate (barazim ose fitore) ndaj azerëve, për të siguruar kalimin në Ligën C dhe fazën finale të Ligës së Kombeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/