Aksidenti i gjimnazistëve në Qafë Thanë, bashkia e Rosokovecit konfirmon skandalin e...

Aksidenti i gjimnazistëve në Qafë Thanë, bashkia e Rosokovecit konfirmon skandalin e denoncuar nga deputeti i PD

524
0
Shares

Bashkia e Rosokovecit ka konfirmuar akuzat e deputetit të PD-së, për qakrune Fierit.

Një ditë pas aksidentit që ndodhi në Qafë Thanë ku një autobus me gjimnazistë doli nga rruga, përmes një postimi në “Facebook”, bashkia konfirmon se ekskursionin e gjimnazistëve e kishte organizuar ajo. Bashkia bën të ditur më tej se në autobus ka pasur 28 nxënës dhe të rritur, ndërsa tregon se ata nuk kanë marrë dëmtime fizike të konsiderueshme.

“Falënderojmë Zotin që ishte me ne në ato momente”, thuhet më tej në reagimin e bashksië së Rosovecit.

Ndërkohë, një ditë më parë, pas aksidentit të djeshëm në Qafë Thanë, deputeti i PD-së për Qarkun e Fierit dhe njëherazi kryetar i kësaj dege të PD-së, Luan Baçi, denoncoi skandalin e kryebashkiakes së Roskovecit

Baçi ndër të tjera në postimin e tij pohoi se në ekskursion me nxënësit e aksidentuar ka qenë edhe kryetarja e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi por me makinën e saj private. Sipas tij, ajo i përzgjedh nxënësit nga bindjet politike, nxënës nga dy shkolla , merr dhe dy drejtoresha dhe i çon në ekskursione duke shkuar edhe vet me makinën private që i shoqëron.

Reagimi i djeshëm i deputetit të PD-së, Luan Baçi

Aksidenti i autobuzit, me nxenesit e shkollave te Rroskovecit, solli shqetsim, te madh, te prinderit e tyre dhe jo vetem.

Ju uroje sherim te shpejte dhe shume te shkuara.

Ministria e shendetsise duhet te marre masa, qe me mberritjen e tyre ne Rroskovec, keta nxenes te vizitohen, perseri nga mjeket, pasi ndihen te traumatizuar nga aksidenti, dhe nga rruga e larget.

Nga informacionet, qe vijne nga prinderit e nxenesve, ne autobuz ndodhet dhe kryetaria e Bashkise Rroskovec, ose i shoqeron me makinen e saje, eshte ajo qe organizon ekskursione, te njepasnjeshme, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Perzgjedh nxenesit, nga bindjet politike dhe i shoqeron vetme me dy drejtoreshat e dy shkollave, kur ne shoqerim duhet te jene mesuesit e tyre.

Rilindja ka filluar abuzimin, nuk ndalen, nuk ndryshojne, nuk duan ti ja dine edhe kur behet fjale per femije, boll, te realizojne qellimet e tyre.

Kryetaria e Bashkise Rroskovec, duhet te ndaloje, abuzimet me nxenesit, duke u justifikuar, me “projektet” qe ajo pergatit.

Ekskursionet, kur organizohen, behet me dije edhe Drejtoria Arsimore, gje qe ne rastin ne fjale eshte vertetuar qe nga Drejtoria Arsimore nuk ka dijeni, per kete ekskursion.

I bej thirrje Ministres se Arsimit te mbaje qendrim, per dy Drejtoreshat e Shkollave, qe kane lene mesimin dy dite dhe kane vene nxenesit ne dispozicion te Kryetares se Bashkise duke rrezikuar dhe jeten e tyre.

Reagimi i sotëm i bashkisë së Roskovecit

Bashkia Roskovec, sot më datë 17 Nëntor 2018, ora 16:30, pasi ka kaluar 24 orë nga aksidenti automobilistik i ndodhur dje në Qafë -Thanë, me autobusin me 28 fëmijë dhe të rritur; kur të gjithë rezultojnë pa dëmtime fizike të konsiderueshme, pasi janë kryer ekzaminimet mjekësore në spitalin Përrenjas, Librazhd dhe Fier dhe kemi komunikuar me të gjithë familjaret e fëmijëve, falënderojmë Zotin që ishte me ne në ato momente.

Ekskursioni ishte organizuar nga Bashkia Roskovec, Qendra Social Komunitare në bashkëpunim me dy gjimnazet Roskovec dhe Kurjan, me grupin e të rinjve pjesëmarrës në projektin: “Ideja më e mirë e biznesit –Startup”. Për ketë aktivitet janë ndjekur rregullat:

– njoftimi në DAR Fier

– miratimi me shkrim nga prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në aktivitet.

Edhe një herë urojmë të gjithë fëmijët dhe pjesëmarrësit e aktivitetit për kalim sa më të shpejtë të çdo pasoje fizike dhe psikologjike nga kjo ndodhi e pakëndshme gjatë këtij aktiviteti.

Falënderojmë gjithë ata qytetarë të rastësishëm që dhanë ndihmën e parë në transportin e të lënduarve; Falënderojmë stafin mjekësor në Përrenjas, Librazhd dhe Fier për ndihmën e shpejtë; falënderojmë policinë dhe gjithkënd që mbështeti në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY