Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndeshja Skoci-Shqipëri, policia njoftim për tifozët

16/11/2018
Ndeshja Skoci-Shqipëri, policia njoftim për tifozët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, për shkak të ndeshjes që Shqipëria do të luajë nesër për UEFA Nations League përballë Skocisë.

Ndonëse mes dy tifozërive është shfaqur një miqësi edhe në Skoci, sërish duke ditur rëndësinë e këtij takimi,  Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, janë marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Po ashtu, është dhënë një udhëzim për tifozët, të cilët janë këshilluar që të shkojnë në stadium disa orë më parë edhe pse takimi do të luhet në 20:45. Shkak për këtë është bërë shmangia e radhës pasi do të ketë kontrolle në hyrje të stadiumit.

“Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozëritë e ardhur nga Skocia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.

Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

“Xhabije – Parrucë”

“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17.00.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë. Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin”.

Tags: MASAndeshjapoliciaSHQIPERIskoci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.