Elbasan, shpërthim granate në një lokal, plagoset rëndë pronari

Elbasan, shpërthim granate në një lokal, plagoset rëndë pronari

176
0
Shares

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Partizani”, në Elbasan.

Policia thotë se në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY