Shifra për arsimin në buxhet, një tmerr

Shifra për arsimin në buxhet, një tmerr

78
0
Shares

Buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë duke zënë vetëm rreth 2 për qind të GDP, ndër më të ulëtit në botë, tha sot deputeti i PD-së, Luciano Boci.

Ai tha se nuk ka asnjë përpjekje për të rikthyer në shkollë 134 mijë fëmijë dhe të rinj që kanë braktisur arsimin. Këtë vit u mbyllën rreth 228 shkolla të sistemit parauniversitar.

Deklarata e Bocit:

Arsimi në mënyrë të përsëritur për 6 vite rresht mbetet sektori më i përçmuar, më i denigruar dhe më i lënë pas dore në qeverisjen e Edi Ramës.

Buxheti për arsimin i këtij viti konfirmon se Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për investimet në arsim.

Ai zë vetëm 2.23% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që është dhe niveli më i ulët historik i financimit të arsimit që nga viti 2005. Premtimi i bujshëm i rritjes në 5% të këtij buxheti në raport me prodhimin e brendshëm bruto është hedhur në koshin e plehrave si shumë premtime të tjera të Edi Ramës.

Ky nivel mizerabël financimi nuk siguron as arsim cilësor dhe as arsimim për të gjithë fëmijët e të rinjtë shqiptarë, duke i detyruar ata të paguajnë shumë para shtesë nga xhepat e tyre dhe buxhetet familjare.

Buxheti 2019 nuk lehtëson problemet e shumta që lidhen me pozitën e mësuesit, me pagat dhe mbështetjen e tyre. Nuk zgjidh as problemet e nxënësve, të shkollave, të laboratorëve, të bibliotekave, të mjeteve didaktike, të klasave kolektive dhe të transportit.

Në Buxhetin 2019 nuk ka asnjë perpjekje për të kthyer në shkollë 134 mijë fëmijët dhe të rinjtë që e kanë braktisur atë vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare, sivjet rezultojnë se janë mbyllur rreth 228 shkolla të sistemit parauniversitar.

Për arsimin e lartë dhe shkencën buxheti parashikon vetëm 70 milionë dollarë. Kjo përfaqëson vetëm 0,46 % PBB, ose më saktë rreth 1 dollar ne dite, për rreth 6 mije pedagoge dhe rreth 135 mije studente.

Një shumë qesharake dhe diskriminuese. Për më tepër s’parashikohen asnjë zgjidhje financuese për të mundësuar aplikimin e kredisë studentore.

Akoma më skandaloze është pjesa që i dedikohet rinisë dhe sportit. 5 milionë dollarë gjithsej jep qeveria jonë, për pasurinë më të madhe njerëzore të një vendi, rininë.

Pra thjesht 0.03% e PBB, të cilat jo vetëm nuk arrijnë të ndalin eksodin masiv të të rinjve, 79% e të cilëve kërkojnë të largohen nga sytë këmbët nga ky vend, por nuk mjaftojnë as për mbajtjen në këmbë të agjencive rinore e jo më të ezaurojnë meritën shpërblyese për sportistët elitarë.

Përkundrejt kësaj gjendje katastrofike Partia Demokratike është e qartë në vizionin e saj:

Mbështetje totale financuese për arsimin.

Ndërtim të një infrastrukture moderne dhe instalimi i një procesi mësimor tërësisht evropian. Libra falas për të gjithë fëmijët e ciklit parauniversitar, mbështetje për fëmijët e familjeve në nevojë, shërbim psiko-social të standardizuar, siguri dhe jetë normale shkollore.

Financim të universiteteve publike, tarifa të përballueshme për çdo student dhe vit të paguar stazhi për një pjesë të madhe të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY