DOKUMENTI/ Protesta e qytetarëve tek Unaza e Re, PD publikon 2 VKM

DOKUMENTI/ Protesta e qytetarëve tek Unaza e Re, PD publikon 2 VKM

194
0
Shares

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha teksa u bë sot pjesë e protestës së banorëve në zonën e Unazës së Re, deklaroi se për këtë projekt qeveria ka bërë tre shkelje.

Ai tha se në lidhje me projektin ishin dy vendime të Këshillit të Ministrave, ai i 2011-ës dhe ai i 2012-ës, (kohe kur qeveriste PD) që përcaktonin qartë dëmshpërblimin me vlerën e tregut të të gjithë banorëve që u shemben banesat.

Selia e PD-së ka publikuar dy VKM-të, ku në atë të 2011-ës thuhet se pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohen me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre preken nga projektet me interes publik. Ndërkohë në VKM e vitit 2012 provohet se për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikuar nga ALUIZNI në kategorinë “Proces legalizimi”.

Banorët e Unazës së Madhe duhet të dëmshpërblehen dhe me të njëjtat kritere që qeveria e PD vendosi në vitin 2011 dhe zbatoi në vitin 2012 për shpronësimet në Unazën e Madhe.

  • Zbatimi i ligjit nuk lë asnjë rrugë tjetër përveçse vlerësimit të çdo centimetri katror me vlerë tregu. Çdo gjë tjetër është e paligjshme. E vetmja gjë e ligjshme që po ndodh këtu është rezistenca e banorëve. ​
  • Projekti është i paligjshëm, një propozim i pakërkuar, në shkelje të normave të projektimit brenda qytetit, i përshtatshëm për autostradë, me tender korruptiv dhe pa miratim nga pushteti lokal.
  • Kjo që po ndodh sot, do të ndodhë nesër në shtëpitë e çdokujt. Rezistenca për të mbrojtur shtëpitë e këtyre qytetarëve është njësoj si mbrojtja e shtëpisë tënde.
  • Gjuha raciste e përdorur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës është e papranueshme dhe e dënueshme. Plehrat e Sharrës janë më të pastra se shpirti i tij.NGA DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME PËRFAQËSUESIT E PROTESTUESVE TEK UNAZA E MADHE.  

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi dokumenta që provojnë se çdo banor i Unazës së Madhe në proces legalizimi duhet të marrë dëmshpërblim të plotë, njësoj siç ka marrë nga qeveria e PD, kur nisi ndërtimi i Unazës.

    “Kam dy vendime të Këshillit të Ministrave në duart e mia. Njëri i vitit 2011 dhe tjetri i vitit 2012. I pari i vitit 2011 përcakton një precedent ligjor, ku vendos qartë që të gjithë ata kur janë në proces legalizimi, ata që kanë bërë vetëdeklarimet, në rast të ndërtimit të veprave publike, do të shpronësohen me vlerën e tregut dhe do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. 

    VKM-ja e dytë është zbatimi i këtij precedent ligjor në një projekt që është pikërisht ndërtimi i Unazës së Madhe këtu ngjitur, ku, me këtë VKM të vitit 2012, ja ku keni edhe listën e banorëve të cilët sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, pavarësisht nëse ka përfunduar apo jo procesi i legalizimit, përsa kohë ka bërë vetëdeklarimin, përsa kohë janë në proces legalizimi, ata trajtohen njësoj si të ishin të legalizuara. Pra vlerësohen, shpronësohen dhe dëmshpërblehen me vlerën e tregut.”- tha Basha 

    Kryetari i PD shpjegoi se dëmshpërblimi është rruga e vetme ligjore për familjet që preken nga projekti.

    “Precedenti ligjor është i qartë. Zbatimi i ligjit nuk lë asnjë rrugë tjetër përveçse vlerësimit të çdo centimetri katror të secilës prej këtyre 317 banesave, të 1 mijë familjeve të kësaj zone dhe dëmshpërblimit me vlerë tregu me para në kontot e tyre bankare para se të lëvizë lopata e parë. Çdo gjë tjetër është e paligjshme, është kriminale. E vetmja gjë e ligjshme që po ndodh këtu është rezistenca e banorëve. Qendresa dhe rezistenca e banorëve mbështetet në Kushtetutë dhe gjithçka tjetër është e paligjshme dhe kriminale në kuptimin ligjor të fjalës..” – u shpreh Basha. 

    Kreu i opozitës siguroi banorët për mbështetjen pa rezerva të opozitës dhe vuri në dukje se ky është rasti për të kujtuar paralajmërimin e tij të disa muajve të parë se “teatri është vija e kuqe dhe, po u prish Teatri, në këtë mënyrë nesër do të prishin shtëpitë e shqiptarëve”. Basha tha se çdo veprim kundër interesit qytetar, kryeministri dhe qeveria e tij barbare e bëjnë pa ligj dhe kundër ligjit.

    “Prandaj ashtu si Teatri Kombëtar është vijë e kuqe edhe këtu dy herë vijë e kuqe për Partinë Demokratike dhe për opozitën. Në kushtet e shembjes së shtetit ligjor dhe dhunimit të të drejtave të tyre, këta qytetarë kanë të drejtë të bëjnë gjithçka për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Partinë Demokratike, Lulzim Bashën dhe opozitën do t’i kenë në krah.”- u shpreh kreu i opozitës.

    Basha e theksoi paligjshmërinë e akteve të qeverisë, duke iu referuar edhe fakteve të reja për paligjshmërinë e projektit, për të cilin tha se është një propozim i pakërkuar

    “Një inxhinieri apo një firme inxhinierike i ka lindur në zemër të bëjë dhuratë një projekt për këtë pjesë të Unazës dhe e ka paraqitur. E ka paraqitur në shkelje totale të normave të projektimit brenda qytetit. E ka paraqitur me një projekt inxhinierik i cili është i përshtatshëm për autostradë, por jo për një rrugë në mes të qytetit, qoftë kjo një arterie e rëndësishme siç është Unaza e Re.”- tha Basha.

    Dy arsyet e tjera që thellojnë paligjshmërinë, janë skema korruptive e tenderit 40 milionë euro, pa konkurencë dhe se projekti, si investim  brenda qytetit të Tiranës, nuk ka marrë miratimin e pushtetit vendor.  Kreu i opozitës u shpreh se, nëse prokuroria do t’i shërbente interesit publik dhe jo atij të qeverisë, sot do të kishte hapur hetimet për çdo zyrtar të përfshirë në këtë aferë kriminale.

    “Nga zyrtarët e ARRSh-së, nga Ministria e Transportit, tek kryeministri, të gjithë, po të kishte Prokurori, do të ishin sot në ndjekje penale dhe, po të lëviznin gishtin më tutje, do të shkonin në burg. Për fat të keq, ne sot kemi një problem shumë të madh kombëtar. Ne nuk kemi drejtësi, nuk kemi prokurori. Gjithçka është në dorë të paligjshmërisë të një kryeministri të paligjshëm. Kjo që po ndodh sot këtu, nesër do të ndodhë në pjesën tjetër pas Sheshit Shqiponja, pasnesër mund të shkojnë në shtëpitë e çdokujt. Prandaj, rezistenca për të mbrojtur shtëpitë e këtyre qytetarëve është njësoj si të mbrosh shtëpinë tënde!”

    Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Basha dënoi gjuhën raciste dhe përçmuese për protestuesit dhe qytetarët e tjerë të ardhur në Tiranë, të përdorur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës për të cilin tha se “plehrat e Sharrës janë më të pastra se shpirti i tij.”

Bashkengjitur jane dy dokumentet te cilave iu referua Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me perfaqesine e protestuesve, qe kerkojne demshperblim per shtepite e tyre.

VKM PROCES LEGALIZIMI e vitit 2011 tregon standartin ligjor të vendosur nga qeveria “Berisha”, që pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohen me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre  preken nga projektet me interes publik.

 

VKM SHPRONËSIMET e vitit 2012 provon që për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikuar nga ALUIZNI në kategorinë “Proces legalizimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY