Dogjën flamurin e ‘Rilindjes’, shoqërohen në polici banorët e Astirit

Dogjën flamurin e ‘Rilindjes’, shoqërohen në polici banorët e Astirit

133
0
Shares

Janë shoqëruar menjëherë pas protestës së mbrëmshme, në polici banorët e ‘Unazës së Re’.

Mësohet se ata janë shoqëruar në komisariatin nr.6. Sipas burimeve, kjo ndodhi fill pas protestës në mbrëmje, ku dhe dogjën flamurin e ‘Rilindjes’.

Banorët kanë disa ditë që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, nëse nuk dëmshpërblehen në masën 100% me vlerën e tregut.

Gjatë protestës banorët dolën në rrugë, ndryshe nga ditët e tjera, duke i vënë flakën gomave dhe duke hedhur shashka.

Madje, ata premtuan se do të ketë përshkallëzim të saj nëse nuk kanë një përgjgje, të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj e dha dje duke i qëndruar deri në fund projektit që rezulton në shembjen e banesave.

Protestuesit i vene flaken flamurit te organizates kriminale te Rilindjes! sb

Publiée par Sali Berisha sur Mardi 13 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY