Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se në fshatin Katundi Ri, në banesën e I. L., nga pakujdesia ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome si dhe është plagosur I. L., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 12. 11. 2018 , në fshatin Katundi Ri – Elbasan, në banesën e shtetasit I. L., nga pakujdesia ka shpërthyer bombola e gazit, ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome si dhe është lënduar lehtë shtetasi I. L., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/