’69 GRA’, pse ia vlen të lexohet libri i Arbër Ahmetaj

’69 GRA’, pse ia vlen të lexohet libri i Arbër Ahmetaj

376
0
Shares

Nga Ilir Kadia

Kur lexon titullin, të duken jashtëzakonisht shumë!
Kureshtja të shtyn që, sa të marrësh në dorë librin, të shkosh fill tek faqja ku është ky rrëfim! Rrëfim gati si tek prifti,dmth të mësosh kush janë emër për emër,ku e kanë shtëpine, deri ku ka shkuar Arbri me to. Se pretendon se je lexuesi që merr pak vesh nga letërsia dhe nga femrat! Se ti lexon 69 gra dhe në mend të shkojnë 69 femra! Unë u përmbajta dhe e fillova leximin me tregimin e parë sipas renditjes: “Zhakline D”

Prapë me gratë!!! Zhaklina është një grua që mbetet e ve nga një burre që ishte dhjetë vjet më i madh se ajo. Ajo shihet në pasqyrë tek lahet dhe kupton se në disa vende të rëndësishme të trupit nuk është aspak keq! Dhe ashtu e parfumosur shkon në treg dhe ia luan mprehësit të thikave! Dhe mbaron filmi?! Sigurisht që mbaron por për deri sa Niko ta mprehë « thikën » e tij në « gurin zmeril » të Zhaklinës, autori të ka mbërthyer në një darë alla Balzak dhe çdo fjalë zë vend me imazh në trurin tënd sikur je në tregun e Sionit me një kamer që herë sheh nga lart, herë ballas,herë lulen edelwise në jakën e kemishës që Nikos ja kish blerë e shoqja!
Por Zhaklina prap nuk është femra e parë e 69 grave të librit! Deri atje nëpër tregime do njihemi me shumë e shumë femra të tjera!
Dhe femra e dytë vjen nëna e rrëfyesit. Ajo qe e quan Hanen: putane kozmike! Se ndryshon për çdo natë! Nuk është si dielli! Nana i dikton rrefyesit një letër për Zukerbergun ku i lutet Zukut të mos u lejojë djemve të saj tu shkruajnë fshehtas të dashurave të moshës së rinisë se « s’kane ma të njejtën aromë e ngjyre lëkure, as ato as djemtë e saj ».
« Gjithkujt i merren mendtë kur sheh ujëra të rrëmbyeshme duke rrjedhë poshtë harqeve të një ure!  Mësoju të bëjnë pëlqime me shpirt, pa hipokrizi!”
Profili i kësaj nëne, është një nga 69 rrëfimet sinops të grave të librit, pak më vonë në tekst. Dhe për mua, më i miri!
Arbri niset për Dublin, në një tregim tjetër, se do të takojë Xhojsin dhe të pijë birrë Guines! Merr me vete Fatmiren, siç n’a e merr mendja ne si lexues që njohim autorin dhe të shoqen e tij, gruan mendjehapur qe ja di mendjen Arbrit, dhe të gjithë neve si lexues! Një muaj të kish shkuar gazetari më i miri yni ndër vite nuk do na kish njohur me dublinasit si Arbri me rrëfimin e tij: Dublinasit! Lexojeni dhe do më besoni!
Femrat jane me fat që kanë rënë në dorë të këtij autori bashkëkohor shqiptar, por po të ishin vetëm ato që do popullonin faqet e librit do bëheshin të merzitshme. Me fat është për shembull Vocërr Shala që ka lindur në pyll dhe është rritur aty! Dhe që ja therrin pyllin! Po në sy të tij! Me pabesi! Personazh krejt unik!
Po aq me fat është edhe vëllai i rrëfyesit, që krijon dy herë bandë, të parën që nëntë vjeç dhe të dytën dyzet vjet më vonë si krijues! Banda e parë, me një femër të asaj moshe brenda, është lëvrimi i lirisë tek fëmijët e kohës së diktaturës! Arbri mbetet tregimtar i klasit të parë edhe këtu edhe tek të gjitha tregimet e tjera me pas, tek të cilat po fillove të lexosh mos e shiko orën nëse ke lënë ndonjë takim, se, nuk do të shkosh dot!
Pastaj vine dy tregime në subjektet e të cilave rrëfyesi njeh disfatën e parë në dashuri dhe drurin e parë për shkak të femrës! Vajza me të cilën luante teater kukullash në gjimnaz nuk I përgjigjet në dashuri se, sapo kish vdekur diktatori dhe nuk mund të dashurosh kur vdes udhëheqësi! Në tregimin « Maloku i Mutit » rrëfyesi tashmë student në universitet, ka sfiduar në dashuri një rival që nuk e njihte por që ish në majë të organeve të diktatures. Ahere e meson mbi kurriz fjalën e urte se « sebepi i sherrit është femra ».
Desha të përmend një element bazë të mjeshtrisë së rrëfimit të këtij autori: asnjë fjalë e tepërt, asnjë fjali pa vend! Arkitekt i kursyer, minimalist, ndërtues i i një proze të shkurtë në kuptimin e plotë të fjalës! Sa kohë i kërkon kjo mjeshtri atij, është tjetër gjë, por ai deshmon respekt për lexuesin. Kjo mdoshta është e kuptueshme për një shkrimtar, me profesion farmacist! Ne na mbetet admirimi!
Dhe vimë tek rrëfimi 69 gra.Për mua aq sa janë dhe ashtu siç janë paraqitur të gjitha janë një libër më vete. Të kesh njohur në jetë 69 gra dhe ti ndash me lexuesit aq bujarisht, siç bën Arbër Ahmetaj, që për mua është një nga shkrimtaret më të mirë të sotshëm, a nuk ju duket fat juve?!
Mua po! Lexojeni këtë libër! Do më jepni të drejtë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY