Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka dhënë sot nënshtetësinë shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldine, Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier. Lajmi është dhënë nga vetë Meta përmes rrjetit social Facebok.
Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/