Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bylykbashi për Dakon: Kur të të sjellin cigaret në burg, do e kuptosh sa të duan durrsakët

10/11/2018
PD: Të arrestohet urgjentisht Vangjush Dako, po u jep leje ndërtimi bandave në Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një reagim në rrjetet sociale i drejtohet kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush  Dako pas disa reagimeve të fundit të tij.

Bylykbashi shkruan se ai po reagon me vulgaritet ndaj  kujtdo që e akuzon. Deputeti i kujton se ai ka krijuar një sistem kriminal duke ia dhënë mbledhjen e votave me koncesion bandave kriminale.

Për këtë, arrestimi i tij nuk duhet të vonojë. Deputeti shkon më tutje kur jep detaje sesi do të jetë ai në momentin që do të përfundojë në burg. Sipas tij vetëm burgu do e bëjë të zgjodhet dhe kuptojë se sa shumë e duan durrsakët.

 

Reagimi i plotë i deputetit:

Lexova qe dje paska reaguar supermeni! Konfirmim i banalitetit te se keqes qe ai perfaqeson. Po reagon me vulgaritet ndaj kujtdo qe e akuzon per cfare eshte katandisur. Nje reagim halli, fiks si ai i brejtesve para termetit!

E te mendosh qe me kete banalitet, pretendon te perfaqesoje model politikani per durrsaket, sepse sipas tij ka mbaruar koha kur votat i mblidhnin politikanet serioze. Sigurisht, ai sot votat i mbledh me “duart e pastra akullore” te krimineleve.‎ E te mos harroje se njesoj si ai, shume vota mblidhte edhe Elvisi i Kavajes, qe ishte denuar per perdhunim ne grup, apo ata fare deputetesh te Rames qe kishin denime per trafiqe. Eh ku eshte katandisur!

Jam i sigurt qe me sistemin e tij kriminal duke ia dhene mbledhjen e votave me koncension bandave kriminale, mbledh shume vota.

Por ky nuk kupton dicka, qe eshte ky fiksimi i tij per te dale si Njeriu Merimange ‎qe kacavirret dere me dere per te blere vota e per tu mburrur me rezultatin sa me te thelle, qe po e con me hap te sigurt drejt burgut. Aty ne burg mund te perpiqet ta nxjerre PS edhe fituese me 100%.

Po ku e lene te kuptoje realitetin ku eshte zhytur ata “profesoret” e injorances qe i rrine rrotull e i thone sa i zgjuar e i zoti eshte, packa se nuk ka durrsak qe nuk po i plas buza me kete katrahure qe ka katandisur qytetin. Ne fakt nuk behesh dot urbanist kur ngel ne shkolle.

Nuk ka nevoje askush te sforcohet e ta coje ne burg, sepse po shkon vete. Dosjen Nr. 339 e ka plot. E ka rrugen te lire, nuk e ndihmon dot njeri per ta mbajtur jashte, madje dhe shulin e qelise do e mbylle vete mesa duket. ‎Dhe me pas do t’ia hedhin celsat jashte. Pikerisht aty ne fakt, kur te sjellin cigaret do kuptosh sa te duan durrsaket.

Fluturo sa te duash me pelerine apo kacavirru ku te duash. Nuk ka rendesi sa shume vota mbledh me kriminele apo leke korrupsioni. Burgu per krime zgjedhore dhe korrupsion nuk pyet per vota e rezultate te thella‎. Vetem nese deri atehere nuk ke ikur ne ndonje vend qe nuk ka marreveshje ekstradimi.

Imagjino, nuk eshte ngritur ende SPAK. Atehere do jete edhe me e hidhur se nuk te ndihmon dot Prokurorja e Perkohshme dhe Kryeministri‎!

P.S.: Dhe meqe kur vije deri ne Durres per te shkuar ne gjimnaz te duhej te merrje autobus se e kishe disi larg qytetin per te ardhur ne kembe, dhe qe me sajesa banale nuk shkon dot larg, lexo pak ‎nga historiku i PD i 1991 ne Durres. Nuk te ben dem te lexosh!

Tags: oerd bylykbashireagimivangush dako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.