DOKUMENTI/ Arta Marku i shkarkoi, prokurorët Gashi – Gina fitojnë gjyqin dhe...

DOKUMENTI/ Arta Marku i shkarkoi, prokurorët Gashi – Gina fitojnë gjyqin dhe kthehen në detyrë

391
0
Shares

Pas një beteje mediatike por edhe ligjore me prokuroren e Përgjithëshme të Perkohëshme Arta Marku dy prokurorët e shkarkuar do të rikthen në punë.

Bashkëshortët prokurorë Rovena Gashi dhe Dritan Gina, që u pezulluan nga detyra kryeprokurorja Arta Marku kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit për t’u rikthyer në punë.

Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra nga Arta Marku pas akuzës per refuzimi për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.

Por vendimi i Apelit u ka dhënë të drejtë atyre duke shfuqizuar vendimin e kryeprokurores, dhe kjo do të thotë se ata duhet të rikthehen në detyrë, madje shpenzimet e gjyqit i ngarkohen Prokurorisë së Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY