Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prishja e banesave te ”Unaza e Re”, ku është zhdukur Lali Eri?

07/11/2018
FOTO LAJM/ Erion Veliaj gënjen, kanionet e Kalifornisë “i shet” për malësitë e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesë institucione publike u bashkuan në një dalje publike për të bindur banorët e Unazës së Re në Tiranë se shkatërrimi i pronave dhe banesave të tyre është diçka pozitive.

Prej disa ditësh, qindra qytetarë që kanë shtëpitë dhe bizneset e tyre në aksin rrugor nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi “Shqiponja” kanë kundërshtuar planin që dëmton interesat e tyre, nëpërmjet protestave që arritën kulmin mesditën e së Dielës, me bllokimin e aksit rrugor ku kalon projekti.

Një ditë pas protestës masive, drejtues të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Hipotekës, ALUIZNI-t dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik dolën para medias për të shpjeguar qëllimin e projektit dhe angazhimin e tyre për përmirësimin e jetës së banorëve, përfshirë edhe atyre që do t’i lënë pa shtëpi.

Në këtë dalje publike, i vetmi autoritet që mungonte ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bashkia kishte vendosur të përfaqësohej nga nënkryetari i saj, Arbjan Mazniku, duke shmangur në këtë mënyrë përballjen e drejtëpërdrejtë të Veliajt me shqetësimin jetik të mijëra banorëve të zonës së Unazës së Re, strehimit dhe të drejtës për biznes.

“Lali Eri”, i cili në çdo kronikë mediatike të parafabrikuar shfaqet si njeriu i punës dhe që mendon për qytetarët e Tiranës, ka vendosur që kësaj radhe të mos përballet me problemin madhor. Pak muaj para zgjedhjeve lokale dhe në situatë ku nuk e di ende nëse do të kandidohet nga Edi Rama për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po synon që të shmangë sa më shumë përplasjet sociale.

Projekti i Unazës së Madhe, ku përfshihet edhe aksi Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja, është një prej premtimeve më të mëdha të “Lali Erit”, megjithëse ai e gjeti të gatshëm atë nga paraardhësit e tij. Erion Veliaj, si kryebashkiak, kishte për detyrë vetëm që të gjente zgjidhjet më të mira për banorët që do të shpronësoheshin në gjurmën ku është parashikuar të kalojë ky projekt gjigand.

Por, siç ka rezultuar deri më tani, Veliaj ka dështuar në dy raste të mëparshme për të gjetur mirëkuptimin dhe zgjidhjen për banorët e Tiranës. Fillimisht, përplasje pati me banorët e Shkozës. Por numri i të prekurve nga kalimi i Unazës së Madhe në atë zonë ishte i vogël dhe bashkia e Lali Erit e menaxhoi me lehtësi. Më pas, konflikti vijoi në zonën e Selitën, ku përballë fuqisë së bashkisë ishin disa familje rome, të cilat gjithashtu u thyen lehtësisht.

Në këto dy raste të mëparshme, Lali Eri u doli vetë në ballë punëve, ndryshe nga rasti i tretë, ky i protestës së fundit në Unazën e Re. Në këtë zonë banojnë disa dhjetra mijëra banorë, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe biznesin e tyre të përditshëm.

Kjo zonë është një “bombë elektorale” për Erion Veliajn, e tillë, që, edhe nëse kandidohet, mund t’i shkaktojë humbjen në zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit 2019.
Ndaj, ai ka zgjedhur që, të paktën në momentin e parë, t’i shmanget protestës së banorëve të Unazës së Re, me shpresën që intensiteti i reagimit qytetar do të zbutet./Boldnews.al

Tags: erion veliajpallatetprojektiunaza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.