Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një drejtues mjeti ka përplasur një shtetase. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur rëndë një shtetase, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore .
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Patos.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Fiat” dhe po merret në pytetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Në datë 07.11.2018, rreth orës 05:45, në aksin rrugor Fier-Patos , në afërsi të karburant “Braka Oil”, shtetasi N.T, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur një këmbësore.Shtetasja e dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtetasi N.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetases së aksidentuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/