Rezultati barazim 0-0 mes skuadrës së Tiranës dhe asaj të Kukësit siç duket ka ‘tërbuar’ tifozët bardheblu.
Mësohet se pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Tiranës janë futur në fushë ndërsa ata iu kanë kërkuar lojtarëve të skuadrës së tyre që të heqin fanellat.
Po ashtu bëhet e ditur se tifozët të acaruar nuk janë mjaftuar vetëm me lojtarët, ndërsa kanë nisur në kor sharjet ndaj drejtuesve të ekipit. Tensionet e krijuara në fushën e gjelbër kanë vënë në lëvizje policinë. Kjo e fundit pas ndërhyrjes bëri që tifozët të ktheheshin drejt tribunës
Situata u normalizua nga ndërhyrja e forcave të policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/