Zyrtarisht çmimet botërore janë për shqiptarët. Këtë radhë Dua Lipa e vulosi talentin e saj.
Ajo ua kaloi dhe këngëtarëve më të dëgjuara në botë, si Ariana Grande apo dhe Camila Cabello.
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Dua Lipa, e ka marrë në shtëpi çmimin si “Artistja më e mirë e muzikës POP” nga MTV Europe Music Awards. Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve u mbajt të dielën mbrëma me 4 nëntor, në Bilbao të Spanjës.
Ky çmim vjen pas hitit të saj të fundit ‘Electricity’i cili ka marrë qindra klikime në shumë pak kohë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/