E çuditshme dhe e papritur shprehja e fundit e ministres Kumbaro. Duke parë që ministrja e Kulturës nuk është se merr përsipër të flasë shumë, me shprehjen e fundit duket se i ka thënë të gjitha.
Postimi i saj i fundit në Twitter ka shkaktuar reagime mes njerëzve, por dhe deputetëve. Ajo është një shprehje për të nxitur njerëzit të lexojnë dhe është marrë nga John Waters e cila thotë se nëse ‘përfundoni me dikë në shtëpi, dhe ai/ajo s’ka libra, atëherë mos shkoni në shtrat me të’.
Deputetja Albana Vokshi, duke iu referuar këtij posti, thotë se a është kjo kultura që një ministre e Kulturës duhet t’iu japë të rinjve.
Sipas saj, kjo është lëvizja që duhet të na bëjë të kuptojmë kush na qeveris.
Postimi i plotë
Lëvizja për të kuptuar se kush e qeveris Shqipërinë…!
Sa kulturë përcjell, sidomos te fëmijët e të rinjtë, kjo thirrje e Ministres së Kulturës???
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/