I paqartë roli i Elvanës, gjithë dinamika e takimeve dhe levizjeve para...

I paqartë roli i Elvanës, gjithë dinamika e takimeve dhe levizjeve para dhe pas vrasjes

136
0
Shares

Dosja e publikuar një ditë para gjyqit në media zbardh dinamikën e lëvizjeve në klubin Metropol që nga ora 6 e pasdites deri disa minuta pas vpërleshjes me armë Brenda në lokal rreth orës 9.30 të mbrëmjes.

Momenti I parë:

“Nga momentin që personi nën hetim, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga Eljon Hato dhe një person i paidentifikuar hyn në ambientet e dyqanit “Monopol” dhe deri në momentin që në të njëjtin ambient futet viktima Fabjan Gaxha dhe personi tjetër i paidentifikuar kalon një periudhë kohore prej rreth 70 sekondash. Rezulton që konflikti brenda ambienteve të dyqanit ndodh shumë shpejt pas këtij momenti dhe se e gjithë ngjarja, duke përfshirë konfliktin fizik dhe më pas atë me armë, ndodh brenda një harku kohor rreth 60 sekondash, duke marrë në konsideratë faktin e daljes nga ambientet e lokalit të personave të përfshirë në ngjarje. Rezulton nga ekspertimi teknik-elektronik i aparatit telefonik të personit nën hetim Ervis Martinaj se në orën 21:17 ka marrë një komunikim elektronik në aplikacionin “Ëhatsapp” nga kontakti i regjistruar me emrin “Boli” me tekst “tek dyqani me veshje të shtrenjta përballë Billionerit”, pra, rezulton që shkuarja e të hetuarit Ervis Martinaj në dyqanin ku ka ndodhur ngjarja, nuk ka qenë rastësore siç ai deklaron, por ai ka rakorduar për këtë takim me të hetuarin tjetër Ervin Mata. Rezulton dyshimi se viktima Fabjan Gaxha dhe personi tjetër i paidentifikuar kanë qenë së bashku me të hetuarit Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe personin tjetër të paidentifikuar përpara ngjarjes, duke shkuar në afërsi të saj me automjetin tip “BMË X5”. Të gjitha këto rrethana të rezultuara nga hetimet janë të tilla që rrëzojnë pretendimet e të hetuarit Ervis Martinaj se ai ka shkuar rastësisht në dyqan, ku është takuar me Ervin Matën dhe se konflikti i ndodhur mes viktimës Gaxha dhe të hetuarit Bilo ka qenë rastësor dhe i shkëputur prej tij. Po ashtu rezulton dyshimi se i hetuari Martinaj ka njoftuar përpara se të shkojë në vendin e ngjarjes personat shoqërues të tij, madje ka shkruar që të shkojnë me armë”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Si ndodhi ngjarja

Më datë 04.10.2018 ora 18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti(Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan “Monopol”. Në këto momente ka hyrë edhe një shtetase e identifikuar dhe pyetur nga ana jonë, shtetasja E.L., e cila deklaron se ka qenë me qëllim të shikonte disa artikuj që pronari Redi Popesku tregtonte dhe largohet rreth orës 21:07. Rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili është duke folur në telefon dhe, sipas deklarimit të shtetasit Redi Popesku, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi/personat, që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt KFC dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit KFC.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po, sipas deklarimit të Redi Popeskut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ishshoku i ngushtë i tij dhe kjo duket edhe nga pamjet filmime, ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për t’u sqaruar vetë, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas, Ervini me Mevjoli largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Toëer”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes-Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifikueshme. Duke këqyrur pamjet filmike të “Monopol”, vërehet se Ervin Mata nuk futet brenda në dyqan, por vetëm Mevjoli, i cili pasi futet, del përsëri dhe në pjesën e derës së daljes, në dukje ka një armë zjarri pistoletë, të cilën e fut në brez nga krahu i djathtë i tij me dorën e majtë. Gjithashtu, në rend kronologjik, pas tij dalin Geldo Hoti, Fabio, një person i paidentifikuar dhe në fund një person i identifikuar në rrugë operative si shtetasi A.B.. Duke kaluar përsëri te pamjet filmike të KFC, vërehet se Ervini kalon përpara këtij subjekti dhe pas tij vijnë me radhë Mevjoli, Fabio, Geldo, Redi dhe i fundit, i distancuar nga këta, shtetasi A.B. dhe të gjithë ecin në trotuar në drejtim të “Sky Toëer” dhe pas një vonese, rreth 1 minutë më pas, në pamje shfaqet Ervini, i cili po kthehet duke ecur në trotuar dhe pas tij janë Mevjoli, Redi, Fabio, Geldo dhe në fund A.B.. Duke kaluar te pamjet e “Monopol”, vërehet se të gjithë personat e përmendur më sipër hyjnë përsëri brenda dyqanit.

Rreth 14 (katërmbëdhjetë) minuta më vonë, kur ka shënuar ora 20:58, brenda në dyqan ka hyrë shtetasi Ajaks Boshnjaku.

Rreth orës 21:26:58, në dyqan hyjnë shtetasi Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shtetasi Eljon Hato dhe një person ende i paidentifikuar.

Rreth orës 21:28:08 në dyqan futet një person ende i paidentifikuar dhe direkt pas tij, vjen viktima Fabian Gaxha.

Rreth orës 21:28:36, nga dyqani duket që del shtetasi A.B. i cili largohet duke dalë nga shkallët e dyqan “Monopol”.

Rreth orës 21:29:16, nga dyqani largohet me vrap personi i paidentifikuar që shoqëron shtetasin Ervis Martinaj.

Rreth orës 21:29:19, nga dyqani largohet me vrap shtetasi Ajaks Boshnjaku.

Rreth orës 21:29:36, nga brenda dyqanit dalin në rrjedhë kronologjike shtetasit Mevjol Bilo, Ervin Mata, Geldo Hoti dhe Fabio Allushi.

Rreth orës 21:29:48, nga dera e dyqanit ka dalë Redi Popesku dhe pas tij ka qenë Ervis Martinaj.

Rreth orës 21:30:27, nga dera e dyqanit ka dal personi i paidentifikuar që hynë disa sekonda përpara viktimës Fabian Gaxha.

Rreth orës 21:30:30, në dyqan hynë përsëri Redi Popesku, ku duhet theksuar se dera në hyrjen e dyqanit është e hapur dhe i shtrirë përtokë duke rënkuar është i plagosuri rëndë Eljon Hato.

Rreth orës 21:31:10, Redi Popesku ka dalë përsëri nga dyqani.

Rreth orës 21:34:41, i plagosuri rëndë Eljon Hato, duke u zvarritur ka arritur të kalojë derën e dyqanit dhe aty vjen e merr një person, i cili është ende i paidentifikuar. Ky person bën transportimin e Eljonit duke e mbajtur në krahë dhe kalojnë në trotuar te KFC-ja dhe më pas i humbin objektivit të kamerës së KFC-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY