Zbulohen detaje, Meta e thirri në zyrë Sandër Lleshin, ai i shkoi...

Zbulohen detaje, Meta e thirri në zyrë Sandër Lleshin, ai i shkoi një ditë me vonesë

637
0
Shares

Përmes një reagimi të shkurtër institucioni i Presidencës njofton se nuk ka krijuar bindjen për t’i dhënë dekretin Sandër Lleshit si ministri i ri i Brendshëm.

 “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, bën me dije Presidenca.

Mësohet se Meta e priti në zyrën e tij Sandër Lleshin pasditen e sotme, ku dhe e ka njohur me vendimin.

Burimet saktësuan se Meta në fakt e kishte thirrur që dje z. Lleshi por për arsye të panjohura ai ka shkuar me një 1 dite vonese në takimin me Presidentin.

Meta kishte kërkuar informacion nëpër institucione pasi Rama i la ne tryeze emrin e Lleshit për në postin e ministrit të Brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY