Këto janë pamjet e mëngjesit së sotëm, ku banorë të Sukthit kanë dalë në protestë kundër djegies së mbeturinave pranë zonave të banuara.
Për ta ky është një shqetësim i vjetër, ndërkohë që nuk është marrë anjë masë. Banorët thonë se për shkak të djegies së vazhdueshme të mbetjeve fëmijët e tyre janë duke u sëmurur.
Ditën e djeshme ishin studentët të cilët dolën në protestë dhe apeluan për zgjidhje pasi djegia e mbeturinave pranë universitetit sillte probleme në shëndetin e tyre.
Shqetësimi i tyre lidhej me djegien e plehrave në një tjetër zonë të qytetit bregdetar, siç është ajo e Porto-Romanos, që edhe sipas vetë Bashkisë është në një situatë emergjente, ku u premtua dhe zgjidhja me përparësi e saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/