Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar fermerët e Dovranit në Korçë. Në fokus të takimit kanë qënë problemet që ata hasin në bujqësi.
Fermerët shprehen të shqetësuar se nuk po u shiten prodhimet e tyre, ndërkohë që pohojnë se asnjë vend fqinj nuk ua merr prodhimet.
Basha deklaroi se zgjidhja është subvencioni drejtpërdrejtë i bujqësisë si dhe investimet në këtë fushë. Basha tha se premtimet në bujqësi nuk janë mbajtur nga kryeministri Rama dhe detyra që iu ngarkohet është të forcojnë prodhimet dhe hapin kompani të tjera që të rritet konkurrenca në tregun e lirë.
‘As Peleshi nuk ka politika bujqësore. Që të ndodhë kjo, duhet të ndërrohet pushteti”, u shpreh Basha.
‘‘Ndryshimi që propozon PD është një ndarje tjetër territoriale, ku të menaxhohet situata në fshatra dhe jo të pritet një herë në vit që Bashkia të kalojë të shohë fshatrat’, tha Basha.
Gjëja e parë sipas Bashës, është të pastrohet politika nga krimi.
”Na duhet një qeveri për njerëzit, që të sillen investime në vend, që të shitet dhe molla. shprehet Basha.
LIVE – Bashkëbisedim me fermerët e Dvoranit në Korçë
Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 3 novembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/