Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas largimit të Isarajt, kush është drejtori i ri në krye të Transportit Rrugor

03/11/2018
FOTO & EMRI/ Edi Rama fillon ndarjen e tepsisë, ja kë emëron drejtor të patentave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Azbi Arapi është drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor, pas largimit të Arben Isarajt. Ky i fundit dha dorëheqjen pas arrestimit të  vëllait në një operacion të policisë.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se drejtori i ri  ka qenë në drejtimin e posteve të tjera në institucione të rëndësishme, ndërkohë që ka qenë i angazhuar me politikë ku ka qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.

NJOFTIMI i PLOTË

Për të mos kolapsuar punën institucionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës z.Damian Gjiknuri komandoi z.Azbi Arapi, aktualisht me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshem Ekonomik, të kryejë gjithashtu detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR-së, datë më 01.11.2018.

Z.Azbi Arapi ka lindur në tetor 1970, në Burrel. Është i martuar me znj.Shkëndije Arapi (Çupa) dhe kanë dy fëmijë, Elvanin dhe Desarën.
Pasi ka ndjekur studimet e larta (1989-1992) në fakultetin Gjeologji Miniera, z.Arapi ka vazhduar studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në degën Administrim Biznes, i kualifikuar me titull “Drejtues Biznesi”.

Eksperienca dhe karriera e tij në fushën e biznesit ka vazhduar si në territorin shqiptar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndër eksperiencat e punës, theksojmë menaxhimin e një kompanie greke dhe për shumë vite përfaqësimin e kompanisë Amerikane Trimble GmbH.

Z.Arapi ka qenë pjesëmarrës në shumë aktvitete rajonale dhe botërore (USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rekrutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionimit të shoqërive tregtare, ekspertizën kontabël, orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementimit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri.

Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në vazhdim, përvec jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN).

Së fundmi, emërohet Zëvendës Drejtor i Pergjithshem Ekonomik në DPSHTRR duke kaluar si titullar i saj më 01.11.2018.

Z.Azbi Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë “RAMA 2”, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta.

 

Tags: drejtoriemerimitransporti rrugor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.