LAJMI I FUNDIT/ Kryeinspektori i IMT-së në Durrës kërcënohet me jetë për shkak...

LAJMI I FUNDIT/ Kryeinspektori i IMT-së në Durrës kërcënohet me jetë për shkak të detyrës

190
0
Shares

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka, i cili është polic burgjesh, kanë kanosur me jetë kryeinspektorin teksa ndodhej në lokalin pranë banesës . Shkak për kanosjen është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci  ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.

Kanosja pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY