Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD thirrje Prokurorisë: “Të hetohet Manastirliu, 4.5 mld lekë barna të skaduara”

02/11/2018
PD thirrje Prokurorisë: “Të hetohet Manastirliu, 4.5 mld lekë barna të skaduara”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë skandalin e ilaçeve të skaduara të depozituara në QSUT dhe përgjegjësen kryesore të grumbullimit të tyre, Ogerta Manastirliun, e cila dje si drejtore e QSUT dhe sot si ministre e Shëndetësisë, bleu me 4.5 miliardë lekë ilaçe afër afatit të skadencës.

Deputeti Bardh Spahia dha një deklaratë për shtyp lidhur me këtë skandal ku i bëri thirrjen Prokurorisë të hetojë për mafien e ilaçeve:

“Pak kohë më parë, një investigim i agjencisë së lajmeve BIRN, zbuloi se 15 tonë apo 93 % e ilaçeve në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë të skaduara.   Lajmi skandaloz u kalua në heshtje nga qeveria për të mbuluar shërbimin e saj ndaj Mafias së Ilaçeve.

Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja sot e kësaj dite nuk kanë dhënë asnjë shpjegim:

1. Pse është krijuar ky mal me ilaçe të skaduara.

2. Sa prej tyre u janë dhënë pacientëve.

3. Kush ka përfituar nga mali i korrupsionit me ilaçe të skaduara.

Nuk ka asnjë dyshim se përgjigjet e këtyrë pyetjeve të çojnë të paktën tek 1 emër përgjegjës: Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, e cila,  para kësaj detyre, ka qenë Drejtoresha e Qendrës Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”është përgjegjësja kryesore për shndërrimin e QSUT-së në koshin e mbeturinave të ilaçeve të skaduara.

Që kur u emërua në detyrë 5 vjet më parë në QSUT, Ogerta Manastirliu, në mënyrë kriminale dhe në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar të skadojnë ilaçet që ka gjetur në depon farmaceutike të spitalit, duke blerë vazhdimisht me tendera të dyshimtë dhe duke pranuar si dhuratë barna  me afat të afërt skadence, asgjesimi i të cilave ka kosto shumë të lartë.

Shqiptarët duhet ta dinë se pjesa më e madhe e malit me ilaçe të skaduara në QSUT, me etiketen “dhuratë”, janë, në fakt, një mal i madh korrupsioni për të favorizuar Mafian e Ilaçeve, klientë të pushtetit.

Në këtë rast, depoja farmaceutike e QSUT është përdorur si kosh plehrash për të pastruar depot e disa kompanive private dhe për t’u kursyer atyre qindra milionë lekë për asgjesimin e ilaçeve të skaduara.

Prandaj, Ogerta Mamastirliu duhet të tregojë sot:

1. Tek cilat kompani ka blerë ilaçe me afat të afërt skadence?

2. Nga cilat kompani ka pranuar gjoja dhuratë, duke i çliruar ato apo ortakët e tyre jashtë Shqipërisë nga kosto e lartë e asgjesimit.

3. Ku janë depozituar aktualisht barnat e skaduara dhe a ka nisur asgjesimi i tyre?

Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe prokuroria!

4 miliardë e rreth 550 milionë lekë është vlera e 15 ton barnave të skaduara për të cilat prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimin për të vënë para përgjegjësisë çdo person që I ka shërbyer Mafias së Ilaçeve dhe, me dashje,  ka dëmtuar në mënyrë kriminale shëndetin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit..

Tags: Bardh spahiamanastirliuPDskandali ilaceve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.